Pjadina

Romagnola

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja:

1. Në një tas, hedhim miellin, kripën, sodën, vajin e ullirit. Shtojmë qumësht pak nga pak, derisa të bëhet si brumë byreku. E ndajmë brumin në 3 topa të vegjël, e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. 2. Hapim topat e brumit me petës me trashësi 3-4 mm dhe i pjekim në tigan të sheshtë që nuk ngjit, në flakë jo shumë të lartë. I pjekim për një minutë nga të dyja anët, i mbushim sipas dëshirës, i palosim në mes dhe vazhdojmë t’i pjekim përsëri derisa të jenë pjekur tërësisht. Sipas dëshirës, mund t’i pjekim pa u mbushur dhe t’i konsumojmë në tavolinë me djathëra të ndryshëm ose Nutela.

Është karakteristikë e Emilia Romanjës. Konsumohet e ngrohtë dhe e shoqëruar sipas dëshirës me sallame, proshuta, djathëra, etj. Mund ta ndajmë në copa të vogla ose edhe ta konsumojmë të tërë, nëse do ta konsumojmë për darkë. Receta origjinale kërkon që të

përdoret dhjami i derrit, por unë e bëj me vaj ulliri dhe rezultati është optimal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.