Brumë

i thjeshtë për torta të kripura

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja:

1. Në një tas do të hedhim: miellin, kripën, vajin, ujin dhe verën. Përziejmë fillimisht me pirun dhe më pas me dorë derisa të bëhet brumë elastik. Hapim brumin duke i dhënë formën e tavës, shpojmë me pirun, e mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta. 2. Baza për torta të kripura është gati për ta mbushur sipas dëshirës. Nëse do ta mbushni me zarzavate, duhet të keni parasysh që ato lëshojnë lagështi gjatë pjekjes, prandaj do të këshilloja që përpara se të hidhni mbushjen, të hidhni një shtresë me bukë të thekur të grirë.

Përbërësit për një tortë të kripur me diametër 28 cm:

RECETA BAZË * Ky është brumi që unë përdor më shpesh kur duhet të bëj torta të kripura. Gjalpi zëvendësohet me vajin e ullirit, gjë që e bën më të shëndetshëm dhe mjaftojnë 5 minuta për përgatitjen e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.