Patate

furre me djathë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit

për 4 persona:

800g patate furre

3 të bardha vezësh

130g djathë kaçkavall i grirë

kripë, piper

Përgatitja:

1. Ndezim furrën me 210°. Në një tas përziejmë me pirun të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të bëhen si shkumë. 2. Patatet e qëruara dhe të lara i ndajmë në feta dhe i hedhim në tasin ku kemi rrahur të bardhat e vezëve. I lyejmë duke eliminuar vezët e tepërta. 3. Pastaj i kalojmë në tasin ku kemi djathin e grirë dhe i shtypim pak me dorë, që djathi të ngjitet mirë te patatet. 4. I vëmë në një tavë me letër furre dhe i pjekim për 30 minuta ose derisa të jenë bërë krokante. 5. I rregullojmë për kripë e piper dhe i vendosim

menjëherë në tavolinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.