HISTORITË MË FRYMËZUESE TË FUTBOLLISTËVE

Gazeta Paloma - - Front Page -

Suksesi nuk vjen lehtë, disa prej nesh e di se sa vështirësi kanë kaluar yjet e futbollit dhe sa ata kanë bërë për njerëzit, të cilët sot shfaqin dashurinë e tyre për këta sportistë.

Kjo është arsyeja pse ata meritojnë respektin tonë dhe të mijëra tifozëve në stadiume.

10. Alexis Sanchez - Arsenal

Sanchez ka punuar që prej moshës 6 vjeç për të sjellë para në familje. Tani ai fiton 160 mijë paund në javë.

9. Didier Drogba - Chelsea

Legjenda ka dhënë mbi 3 milionë paund për bamirësi në Afrikë si dhe në ndërtimin e një spitali në qytetin e tij të lindjes.

6. Cristiano Ronaldo - Real Madrid

Në 2012- n, Ronaldo pagoi për kurimin shumë specifik të një 9-vjeçari që vuante nga kanceri. Ai po ashtu dhuroi një shumë të madhe parash për spitalin ku mjekët i shpëtuan jetën të ëmës.

8. Steven Naismith - Everton

Skocezi bleu një numër të madh biletash për një ndeshje të tij në Everton dhe më pas ua dhuroi ato tifozëve të papunë të zonës.

7. Mesut Ozil - Arsenal

Lojtari gjerman u kënaq nga mikpritja që iu bë në Brazil gjatë Kupës së Botës dhe vendosi të dhuronte 350 000 paund për një shoqatë fëmijësh pasi përfundoi turi.

4. Jaba Kankava - Fc Dinipro

Kankava i shpëtoi jetën një kundërshtari të tij në fushë që luante për Dinamon e Kievit, duke kryer një manovër nga pas në mënyrë që lojtari të mos mbytej prej gjuhës së tij.

2. Victor Moses - Stoke City

Prindërit e Moses u vranë kur ai ishte ende një fëmijë. Ai udhëtoi në Angli si azilkërkues. Crystal Palace e dalloi talentin e tij, tani ai është një lojtar i Premier League.

5. Rickie Lambert - Liverpool

Ai punonte në një fabrikë panxhari, pasi doli nga Liverpol si një lojtar akademie. 15 vjet më vonë, Lambert hyri në skuadrën e fëmijërisë së tij, duke i udhëhequr me mjeshtëri.

3. Lionel Messi - Barcelona

Barcelona pagoi për një trajtim të shtrenjtë hormonal për Messin kur ai ishte ende fëmijë, në mënyrë që ai të rritej pavarësisht deficencës në hormone. Tani ai pa dyshim që është një nga lojtarët më të mirë që ka njohur futbolli.

1. Charlie Austin - QPR

I lindi dashuria për futbollin ndërkohë që punonte si murator në dekadën e dytë të jetës së tij. Arriti të kalonte të 12 nivelet në një eksperiencë 9-vjeçare në futboll. Flitet shumë për një transferim të mundshëm në Angli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.