I quajti fansat “mjeranë” dhe mbylli llogarinë në Facebook

Gazeta Paloma - - Koktej -

Bleona Qereti si duket është lodhur nga komentet e ndjekësve të saj në rrjetin social në Facebook dhe ka vendosur përfundimisht të mbyllë llogarinë e saj.

Mësohet se çdo gjë ndodhi pas dy postimeve të saj ditën e djeshme mbi fitoren e Trump-it si president i SHBA-së, ku shumë ndjekës të saj komentuan fraza fyese në drejtim të saj.

Por kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Bleona, e cila u kushtoi kritikëve të saj një status ku u ndalonte kategorikisht të komentonin në statuset e saj, gjë e cila shkaktoi një reagim edhe më të madh tek ndjekësit e saj.

Dhe kjo ishte fundi për Bleonën e cila vendosi përfundimisht të mbyllë llogarinë e saj, gjë e cila ishte paralajmëruar prej saj edhe më përpara.

“Të dashur Bleonaires! Për të gjithë ju që më keni ndjekur në faqen time ne Facebook gjithë këto vite ju falënderoj nga zemra për mbështetjen! Prej këtij momenti: Për të gjithë ju që nuk duroni dot më hipokrizinë, injorancën dhe vulgaritetin !!! Për të gjithë ju që jeni fansa të vërtetë dhe e ndjeni që NUK jeni pjesë e shtresës demagoge dhe propogandës cinike !!! Për të gjithë ju që doni të dëgjoni lajme nga unë dhe nga karriera ime !!! Për të gjithë ju që jeni duke ndjekur ëndrrat tuaja dhe unë jam inspirim për ju !!! Më ndiqni në açount-in tim official në Twitter @iambleona dhe në këtë profil në Instagram. Facebooku im do të deaktivizohet sot në orën 10:00 për t’i dhënë fund mediokritetit të acount-eve anonime dhe fallco!”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Ajo përmes një statusi ka lajmëruar të gjithë fansat se lajmet më të fundit nga karriera e saj mund t’i gjejnë në profilin e saj në Instagram dhe Twitter.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.