Një shoqe e ngushtë si Elvana Gjata

Gazeta Paloma - - Koktej -

Për shoqërinë mes këngëtares së njohur Elvana Gjata dhe moderatores Jonida Vokshi kanë folur shpesh mediat rozë.

Është përfolur për një ngjashmëri të madhe mes tyre por ato nuk kanë vetëm ngjashmërinë por edhe një shoqëri shumë të ngushtë.

Kjo vihet re më së shumti në rrjete sociale, ku të dyja vajzat nuk ngurrojnë të shprehin publikisht mbështetjen për çdo projekt që ato realizojnë.

Jonida Vokshi është në prag të premierës së filmit “7 ditë”, ku ajo është protagoniste. Elvana Gjata, nisur nga kjo, ka shpërndarë posterin e filmit në Instagram, duke shkruar: “Filmi yt i parë si protagoniste, me siguri jo i fundit. Kaq e lumtur për ty! Kjo je ti!” – ka shkruar Elvana, ndërkohë që, me siguri, Jonida është ndjerë mjaft mirë nga ky dedikim i veçantë i shoqes së saj të ngushtë. /albeu.com/

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.