BARIS DHE GUPSE MË TË LUMTUR SE KURRË

Gazeta Paloma - - Koktej -

Thashethemet që flisnin për një ndarje të mundshme mes Baris Arduç dhe Gupse Ozay qenë të shumta. U përfol edhe për një histori dashurie me protagonisten e filmit, por çifti deklaron njëzëri se nuk e ngatërrojnë punën me jetën private. Ata u panë si dy njerëz normalë duke ngrënë hamburger në një fast food. Shumë të dashuruar përkrah njëri tjetrit. Baris Arduç deklaroi “Ne nuk merremi me median sociale. Ne duam ta jetojmë dashurinë tonë në privatësi. Nuk e ngatërrojmë punën me dashurinë”. Në dasmën e vëllait të Baris, Gupse ishte e ftuar. Kudo dolën lajme se tashmë Gupse ishte bërë pjesë e familjes, por rreth kësaj Baris tregon: “Gupse është bërë pjesë e familjes sime një vit më parë!” Mos vallë kemi një dasëm të dytë në familje pranë? Ai madje iu përgjigj edhe pyetjes që të gjithë kishim në mendje përse nuk kanë foto sëbashku në rrjete sociale? “Ne i përdorim rrjetet sociale për të promovuar veten nga ana profesionale, jo për të treguar jetën personale”. A mund të presim një serial me ata të dy në qendër? “Akoma nuk e kemi kaluar në mend diçka të tillë. Mund të ndodhë në të ardhmen. Nuk dua të flas shumë për diçka që mund të mos ndodhë. Të shikojmë çfarë rezervon e ardhmja për ne”. Kjo deklaratë erdhi në përputhshmëri të plotë me atë aktores pak kohë më parë. “Për momentin nuk kemi në plan të aktrojmë në një film sëbashku. Por nuk e dimë se çfarë na pret.” Gupse është protagonistja e një filmi të ri në Turqi. Ajo shprehet e lumtur me rezultatin. “Jam e lumtur. U lodhëm, por tani po shijojmë frytet e punës. Është një film i bukur.” Rreth të njëjtës temë Baris u shpreh: “Nuk e kam parë ende filmin, por i besoj aftësive të Gupses. Jam i bindur se filmi ka dalë shumë bukur.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.