Si reagon Flori pas kritikave të njerëzve?

Gazeta Paloma - - Koktej -

“Urdhero??? NUK DËGJOJ!!! Mos fol më mirë...” Kanë qenë fjalët e kantautorit të njohur Flori Mumajesi, me të cilat ai ka shoqëruar tatuazhin e ri. Në pjesën e pasme të veshit, Flori ka realizuar një tatuazh të vogël me simbolin e silence.

Ashtu si edhe tatuazhet e tjera, edhe ky ka një kuptim. Mesa duket atyre që dëgjon në përditshmëri, kritikave e thashethemeve, ai ka vendosur t’iu përgjigjet në këtë mënyrë.

Gjithashtu, disa orë më parë ai ka shpërndarë edhe një sekuencë të njërës prej këngëve më të pëlqyera, “Pa jetë”, duke e shoqëruar me këto fjalë: “Pa lirik, Pa muzikë, Pa profesionalizëm, Pa histori, Pa Shkollë, Pa talent, Amator....(ME SHUME SHPIRT “PA JETE”)”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.