Klevi është xheloz? Soni Malaj, përballë disa pyetjeve të sikletshme tregon edhe “pengun” e madh

Gazeta Paloma - - Koktej -

Pak javë më parë, Soni Malaj ishte e ftuar në Klan Kosova, në programin NIN, ku tregoi për prodhimet e reja muzikore, pjesëmarrjen në Këngën Magjike, si edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Klevin. Ndërsa këtë të hënë, ajo është vënë në “siklet” me disa pyetje nga rubrika “Kutia” në NIN.

Ndër të tjera, këngëtarja është kujdesur që të përgjigjet me diplomaci për pyetjet e jetës personale, madje disa prej tyre i ka kaluar me shumë sportivitet. E pyetur nëse ka ndonjë peng që i ka mbetur, ajo përgjigjet: “Peng? Që kam prerë flokët!”

E pyetur nëse e ka partnerin xheloz, Soni pranoi se Klevi është xheloz, por një lloj xhelozie me masë, që nuk i kalon caqet: “Nuk ka atë xhelozinë e çmendur, të sëmurë dhe pa logjikë. Normalisht, një lloj xhelozie ka, por jo të palogjikshme” – thotë ajo për Klevin.

Edhe pse disa pyetje të tjera të jetës personale i ka kaluar, Soni në këtë periudhë të jetës është shumë e lumtur dhe po shijon dashurinë me partnerin. Po kështu, edhe në muzikë po provon suksese njëri pas tjetrit. Këtë vit ajo është edhe pjesëmarrëse në Këngën Magjike me “Për vete më mbaj”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.