JACKIE CHAN FITON NJË “OSCAR” NDERI PAS 56 VITESH

Gazeta Paloma - - Koktej -

Pas 200 filmash, mijëra dëmtimesh dhe një mungesë totale njohjeje globale për të, legjendari i arteve marciale, Jackie Chan, më në fund ka fituar një çmim “Oscar”. Është misterioze se si 62- vjeçari kaloi 6 dekada në këtë industri dhe nuk mori vlerësimin që meritonte, por gjithësesi kjo ka ndryshuar.

Ai më në fund ka një çmim “Oscar” në duar dhe është mjaft i emocionuar për këtë.

“Pas 56 vitesh në industrinë e filmave, pasi kam bërë më shumë se 200 filma, pasi kam thyer shumë kocka, më në fund kjo është e imja.

Çdo vit kur shikoja «Oscar» me tim atë, ai më pyeste gjithmonë: “Bir, ti ke fituar shumë çmime nëpër botë. Kur do ta fitosh edhe një si kjo?” E shikoja dhe i thosha: “Baba, unë bëj vetëm filma komedi-aksion”.

Flisja me vete: “E dua me të vërtetë një çmim të tillë”. Më në fund më morën në telefon. U thashë: A jeni të sigurt?”

Epo, nuk ka njeri që e meriton më shumë këtë çmim, që ka bërë të lumtur shumë njerëz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.