HATICE SENDIL ËSHTË SHTATZËNË

Gazeta Paloma - - Koktej -

Hatice Sendil, protagonistja e “Një pjesë e imja”, ka më shumë se një vit përkrah të dashurit të saj Burak Sagyasar, pas një lidhjeje të gjatë të mëparshme prej 6 vitesh. Planifikimet e çiftit duket se po përmbushen pak nga pak pasi aktorja është 3 muajshe shtatzënë. Lajmi shkaktoi konfuzion në fillim, kur lajmet e shtatzënisë ishin të paqarta, pasi vetë aktorja deklaroi: “Edhe nëse do të isha shtatzënë nuk do t’jua thosha pasi është diçka shumë personale”. Me sa duket çifti zgjodhi që në fillim lajmin ta ndante me miqtë dhe familjarët. Aktorja u bë e famshme fillimisht si miss Turqia, por më pas me rolet e njëpasnjëshme që rezultuan të suksesshme, sidomos me “Një pjesë e imja” ka fituar fansa jo vetëm në Turqi, por edhe në Europë e në Amerikën Latine.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.