Pse të gjithë e tradhtojnë Jennifer Lopez?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Ajo është një femër fenomenale, që duket sikur mosha nuk e prek aspak. Është 47 vjeçe, por duket tamam si 37. Këndon dhe kërcen, ka një trup marramendës dhe asnjë ndërhyrje me bisturi.

Në të njëjtën kohë ajo duket sikur sapo e ka nisur karrierën e saj, jo sikur është në mes të saj. Ka një reality show, po bën një album në spanjisht me ish-burrin, Marc Anthony, është nënë e dy binjakëve dhe duket shumë me klas në çdo moment.

Kështu pra, duke qenë një femër kaq e dëshiruar dhe e admirueshme, përse vazhdon të tradhtohet nga meshkuj idiotë?

Ka fjalë se ajo është ndarë sërish nga i dashuri i saj Casper Smart, një kërcimtar 26- vjeçar që ajo e bëri të famshëm duke dalë me të. Burime për revistën “People” kanë treguar se ajo e ka kapur dy herë duke e tradhtuar dhe tani që janë ndarë, ai po i lutet që të rikhehen bashkë.

Por Casper nuk është i pari që e ka bërë këtë… Jennifer është tradhtuar gjithashtu edhe nga Ben Affleck, Puffy etj.

A ndodh kjo prej xhelozisë ngaqë ajo është e famshme dhe e fortë? Ndoshta ngaqë i lë në hije meshkujt pranë saj? Apo tradhtia është diçka e zakonshme për meshkujt, sidomos kur janë të famshëm? Sikurse Chris Rock thotë: “Meshkuj janë po aq besnik sa opsionet e tyre. Nëse nuk kanë asnjë mundësi, atëherë nuk do të tradhtojnë”.

Djema, ju lutem mos e tradhtoni më Jennifer-in! Ajo meriton të jetë e lumtur. Nuk do të gjeni më mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.