Toprak mëson se Elif është e ëma

Telenovela “Një pjesë e imja”

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Elif zbukurohet kur shkon në vilë për të takuar Toprakun. Maksut kërkon ta shoqërojë, por ajo nuk pranon. Jakup debaton me Kimeten dhe e siguron se Elif dhe Maksut kanë për të marrë hak ndaj gjithë familjes. Zija i dëgjon dhe stresohet. Shykran i tregon Jakupit se Kimete nuk është nëna e tij biologjike. Xhelal i kërkon Muxhdes të flasin për Elifin, por ajo e refuzon. Defne bën gati Toprakun të takojë Elifin dhe i flet keq për të. Muxhde e siguron Xhelalin se Elif dhe Maskut janë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Toprak sillet ftohtë me Elifin. Merjem qorton Defnen për sjelljen e saj. Jakup është i bindur se Kahraman do ta mbështesë edhe pasi të mësojë se nuk janë vëllezër. Kahraman nuk i flet Elifit. Jakup i kërkon Shykranit të mos i mbajë asnjë të fshehtë. Xhandan pushon Selimin nga puna. Kahramanin nxehet me Xhandanin. Ai detyron Xhandanin dhe Selimin të bashkëpunojnë. Elif fillon të punojë në kompani. Kahraman gëzohet. Maksut fillon të shqetësohet për faktin që Elif është vetëm pranë Kahramanit. Selim mbështet Elifin. Jakup i tregon Zijas se ka mësuar që Kimete nuk është nëna e tij. Elif bëhet xheloze kur shikon Kahramanin duke qëndruar pranë një tjetër femre. Kahraman po flet me një psikologe në lidhje me atë që duhet t’i thotë Toprakut për Elifin. Kahraman i tregon Elifit se do t’i thotë Toprakut se ajo është nëna e tij. Elif përqafon Kahramanin. Xhandan fton Selimin të shkojnë në shtëpi me makinën e saj. Selim injoron Xhandanin. Jakup mbështet Kahramanin mbi vendimin për t’i treguar Toprakut të vërtetën. Kimete dhe Defne e kundërshtojnë. Defne dhe Kahraman i tregojnë Toprakut se ai ka dy nëna. Toprak pranon Elifin dhe kërkon që ajo të qëndrojë pranë Kahramanit. Maksut dëgjon Muxhden duke thënë se Elif ende do Kahramanin. Psikologia këshillon Elifin dhe Kahramanin të kalojnë kohë së bashku me Toprakun. Elif i tregon Kahramanit se ka kaluar një periudhë shumë të keqe në jetën e saj. Muxhde këshillon Elifin të sqarohet me Kahramanin. Jakup shikon me inat Kimeten dhe ajo e kupton se diçka ka ndodhur. Defne i kërkon Toprakut të spiunojë çdo gjë që i thotë Kahraman për Elifin. Defne dhe Maksut bëjnë planin për të ndarë Elifin dhe Kahramanin. Elif nxehet për faktin që e neglizhojnë në punë. Ajo vendos të sqarohet me Kahramanin, por e ndërpresin telefonatat. Defne i kërkon Metes ta ndihmojë të kalojë pak kohë vetëm me Kahramanin. Elif ndryshon mendjen dhe i flet Kahramanit për çështje pune. Shykran niset në kërkim të shtëpisë së re. Kahraman nuk pranon propozimin që i bën Jakupi. Jakup lëndohet. Selim dëgjon bisedën e Xhandanit me Jakupin dhe mëson se ata po bëjnë diçka pas krahëve të Kahramanit. Elif kërkon pjesëmarrjen e Selimit në mbledhjen e kompanisë. Ajo prezanton idetë e saj për ambalazhin. Kahraman e miraton. Një mike e familjes shikon Shykranin duke u interesuar për shtëpi dhe informon familjen. Xhandan nuk ka asnjë mikeshë. Selim e fton me miqtë e tij, por ajo sillet ftohtë. Jakup nxehet me Shykranin pasi e ka gënjyer. Shykran i tregon se ka shitur CD-në. Xhelal këshillon Kahramanin të sqarohet me Elifin. Elif vendos të ngasë makinën e vetme. Kahraman shqetësohet dhe e ndjek pas. Defne kërcënon Jakupin që të heshtë për mashtrimin që ka bërë ajo me Maksutin. Maksut ka një nënë dhe motër për të cilat kujdeset. Kahraman shoqëron Elifin në shtëpi. Elifit i bëhet qejfi që ai kujdeset për të. Muxhdes i vjedhin çantën. Xhelal e shikon dhe ofrohet ta ndihmojë. Kahraman del për darkë me mikun e tij. Defne shkon me ta. Maksut dërgon dhe Elifin në të njëjtin restorant. Jakup endet rrugëve i dehur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.