Shejma vetësakrifikohet për Ëjkyn

“Telenovela “Stina e qershive”

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Shejma i flet keq Metes në telefon. Emre e kupton se Shejma nuk ka ndryshuar. Ëjky dhe Ajaz fusin në sherr çiftin që kanë marrë shtëpinë e Ëjkys me qira. Shejma kujton gjithë sakrificat që Ëjky ka bërë për të dhe pendohet. Ëjky shkon në ekspozitën ku ndodhet Onemi për ta sqaruar. Ekspozita ku kanë shkuar Ëjky dhe Ajaz është e Derinit. Ajaz shikon fotografinë e Ëjkys në ekspozitë dhe bëhet xheloz. Derin nuk pranon të shes fotografinë e Ëjkys. Burxhu dhe Emre u shkojnë në shtëpi qiraxhinjve dhe i bindin se shtëpia ka aktivitete paranormale. Ëjky dhe Ajaz hyjnë fshehurazi në shtëpi. Ata mbeten të mbyllur në dhomën e Ëjkys dhe detyrohen të kalojnë natën së bashku. Meral takon Onemin dhe i kërkon falje në emër të Ëjkys. Ollxhaj i rrëfen Shejmas jetën e tij vetmitare dhe i sugjeron të pajtohet me Meten dhe Ëjkyn. Onem vendos të japë një deklaratë për shtyp që të rregullojë imazhin e firmës së saj. Mete takon një mike të universitetit me të cilën ka pasur pëlqim të mëparshëm. Të nesërmen qiraxhinjtë braktisin shtëpinë. Shejma shet unazën e fejesës për të paguar qiranë e Ëjkys dhe kërkon të ruhet anonimiteti i saj. Onem poshtëron Ëjkyn në konferencën për shtyp duke treguar para gjithë gazetarëve problemet e saj personale dhe duke i ofruar një shtëpi. Shoqja e Metes është fqinjë e Ollxhaj. Shejma bëhet xheloze. Ëjky ofendon Onemin. Derin mbështet Ëjkyn dhe i ofron asaj punë. Shejma i tregon Olxhajit se Mete e tradhton. Ajo shkon të njihet me Gizen. Gize i rrëfen se s’ka asgjë me Meten, por janë vetëm shokë shkolle. Ëjky dhe familja e saj kthehen në shtëpi. Ëjky vendos të fillojë punë me Derinin. Shejma takohet me Meten në rrugë. Ai nxehet kur shikon që ajo nuk e ka unazën dhe ndahet me të. Shejma i kërkon falje Ëjkys. Mete fton Gizem për darkë. Ejky nuk fal Shejman. Emre nuk i tregon Burxhus që është takuar me Shejman. Derin punëson Ëjkyn si fotografe. Ajaz telefonon Ëjkyn, por ndërpritet telefonata pasi nuk ka valë në pyll. Onem nxehet me Ajazin që e injoron. Emre detyrohet t’i tregojë Burxhus së vërtetën. Burxhu bëhet xheloze dhe largohet e nxehur. Ëjky ndrydh këmbën. Ajaz shkon vetë në pyll pasi merakoset. Ai nxehet kur shikon Derin duke i masazhuar këmbën Ëjkys. Ajaz i thyen këmbën Ëjkys pa dashje. Bylent takon Onemin dhe i kërkon të ndahen. Onem fajëson Meralin për atë që ndodhi. Ajaz paralajmëron Ëjkyn për Derinin. Sibel dhe Ilker zihen pasi Ilker ngatërron historinë e njohjes së tyre. Burxhu vendos të flasë me Shejman për ta kërcënuar. Ëjkyn e kërkon një shtëpi tjetër mode pasi ka pëlqyer sfilatën e saj të parë. Ajaz ka ndërhyrë për t’i gjetur punën e re Ëjkys, por e mohon kur ajo e pyet. Ëjky fillon punë në shtëpinë e re të modës, por askush nuk e pëlqen. Punëtorët e tjerë flasin pas krahëve. Ëjky shkon të sqarohet me drejtorin, por e dëgjon atë duke folur në telefon me Ajazin. Onem kërkon ngushëllim te Sibeli për humbjen e Ajazit dhe Bylentit. Sibel bind Onemin t’i kërkojë falje Ëjkys. Ëjky debaton me Ajazin rëndë dhe nuk e fal për gënjeshtrën e tij. Onem telefonon Ëjkyn dhe vazhdon t’i flasë ashpër. Sibel braktis Onemin. Mete shkon në shtëpi me Gizemin, pa e ditur që aty është edhe Shejma. Gizem dhe Mete gjejnë të shtruar tryezën me qirinj. Onem ballafaqohet me Ollxhajin dhe e pyet nëse Shejma i ka ngritur kurthet që pretendonte Ëjky. Onem mëson të vërtetën dhe ripunëson Shejman. Mete mendon se tryezën e ka shtruar Burxhu për të dhe Gizemin. Gizem preket nga surpriza dhe puth Meten. Shejma i shikon. Ëjky rifillon punë me Derinin. Ollxhaj mërzitet kur shikon depresionin e Shejmas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.