4 - UnikKatil - Kuq e zi

Gazeta Paloma - - Psikologji -

UnikKatil cilësohet si mbreti i Hip Hopit shqipfolës. Raperi kosovar, i cili jeton në Amerikë, numëron me mijëra fansa të shpërndarë në mbarë trevat shqiptare, e gjithashtu në diasporë. Impakti dhe influenca që Katili ka tek fansat e tij, është “Unik”, dhe i paarritshëm për artistë të tjerë shqiptarë deri më sot. Idealizimi i këtij rapperi nga adhuruesit, shkon shpesh në ekstreme. Deri aty sa disa fansa, kanë bërë tatuazh (në vende të ndryshme të trupit) portretin e tij. Një ndër këngët simbol të këtij raperi është dhe super hiti i vitit 2012 “Kuq e Zi”. Një këngë me ritme dhe tinguj etnike, e gjithashtu me një tekst motivues, që patjetër emocionon këdo që flet shqip. Mjafton të shikosh që kënga ka rreth 10 milion klikime, pa videoklip dhe pa u transmetuar asnjëherë në radio, kupton menjëherë influencën dhe peshën e saj tek publiku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.