Deni duhet të zgjedhë midis Ghuman dhe Kusum

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Ghuman shikon Danin dhe Kusumin afër dhe bën namin. Pastaj mëson se ajo është e martuar dhe askush nuk i tregon të vërtetën, prandaj ajo e quan Kusumin femër të ulët. Kusum preket shumë. Ghuman largon Danin dhe e paralajmëron të qëndrojë larg saj. Dani nuk thotë asgjë. Kalika dhe Kusum debatojnë ashpër dhe Kalika betohet për hakmarrje. Saras mëson se i ati është më mirë dhe do të zgjohet sëshpejti. Dani ka ditëlindjen dhe do të festojë me Kusumin, por Ghuman ka plane të tjera për të. Kumud dhe Saras ja dalin mbanë që dy të dashuruarit të festojnë bashkë, duke mashtruar Ghumanin. Kalika shkatërron gjithçka pasi lajmëron Ghumanin në telefon dhe i tregon se ata janë bashkë. Ghuman i gjen bashkë dhe xhindoset. Pa pritur asnjë shpjegim, ajo e çon në shtëpinë e Vidiaçatur dhe e rrëzon përtokë si e përdalë. Dani e ndalon dhe tregon se Kusum është bashkëshortja e tij. Ajo shokohet dhe qëllon të birin. Ajo i kërkon të largohen, por Dani nuk pranon. Ghuman nuk e pranon kurrsesi martesën. Kalika lidh aleancë me Ghumanin për të shkatërruar familjen Desai. Kusum rikthehet në shtëpinë e Denit dhe Ghuman e ofendon dhe i shokon të gjithë kur përmend dashurinë e saj për Saras. Ajo këmngul se Kusum nuk e dashuron, pasi do Sarasin. Ghuman këmbëngul që Kusumi është vënë pas parave dhe e quan atë një femër mjaft të zgjuar. Ghuman e detyron të zgjedhë midis saj dhe Kusumit. Dani zgjedh të shoqen dhe Ghuman bëhet gati të largohet përgjithmonë. Kusum nuk pranon këtë dhe vendos të largohet vetë nga shtëpia, pasi Deni nuk mund të jetë i lumtur pa mamanë e tij. Dani nuk e pranon këtë vendim, por Kusumi ikën. Ghuman mendon për divorcin e Denit dhe për ta martuar me dikë tjetër, që të harrojë Kusumin. Ghuman është tepër e lënduar pasi Deni zgjodhi Kusumin dhe Kabir është ai që i ofron ngushëllim. Saras qorton Denin që nuk mbrojti Kusumin. Ai vendos të kthejë Kusumin, por habitet kur Ghuman e sjell në shtëpi. Çifti lumturohen. Dugba nuk beson aspak në ndryshimin e Ghumanit. Saras nuk e beson gjithashtu. Ghuman kujdeset për Denin që kalon një reaksion të rëndë nga gatimet e Kusumit, pas një kurthi të vetë Guman. Kusum qan e dëshpëruar dhe ndihet fajtore. Ghuman është e vendosur që ti përçajë ata. Vidiaçatur i lajmëron të gjithë se Lakshmindan do të zgjohet shumë shpejt. Kabir sjell një mjek specialist, i cili thotë se Lakshimndan do të bëhet mirë sëshpejti. Në fakt mjeku është paguar nga Kabir dhe thotë gjërat që i ka thënë ai. Të gjithë janë shumë mirënjohës ndaj Kabirit për favoret që po u bën. Ghuman sillet si e mirë dhe sikur ka pranuar nuset e djemve të saj. Vidia është i lumtur që më në fund familjet janë bashkuar dhe vajzat janë të lumtura. Dugba është dyshuese për ndryshimin e menjëhershëm. Kabir ka plane edhe Ghumanin. Dani ka një ide për të zhvilluar biznesin, por Saras nuk e mbështet dhe Kusum mban anën e Saras. Deni preket nga ky reagim. Ndërsa Kumud këshillon Sarasin që të mos trajtojë Denin si fëmijë. Kabir fillon të fryjë Denin kundër Sarasit. Ai i sygjeron që të investojë vetë, por Deni mendon të qëndrojë pranë të vëllait. Kabir qesh me djallëzi. Saras vendos ti japë një shans Denit dhe e vendos në krye të një projekti. Ghuman i mbush mendjen atij se Saras po përpiqet ta shndërrojë në hijen e tij dhe nuk e lejon të tregojë zotësitë e veta. Dani fillon të mendojë realisht për fjalët e Ghuman. Ghuman i thotë Kabirit se është e vendosur të fshijë emrin e Sarasit nga perandoria e tyre. Dani nuk përqëndrohet dot dhe nuk e bën prezantimin. Të gjithë pëlqejnë planin e Denit, të prezantuar nga Saras. Kabir bie dakord të largojë Denin nga Saras dhe si këmbim Guman do t’i japë gjithçka që ai i kërkon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.