Ëjky punon me Derinin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Burxhu kupton se tavolinën e ka shtruar Shejma dhe gënjen Meten se e ka bërë ajo. Ëjky shkon në zyrën e Derinit dhe kupton se ai jeton aty. Mete nxehet me Burxhun. Derin mëson Ëjkyn të bëjë fotografi profesionale. Onem shkon të takojë personalisht Shejman dhe i ofron ndihmë. Shejma e kupton se Onem po e përdor për t’u hakmarrë dhe nuk pranon ta ndihmojë. Sibel I propozon vajzave të shkojnë me pushime të treja sëbashku në mënyrë që djemtë t’i marrë malli. Ilker u propozon djemve të njëjtën gjë. Mete vendos t’i tregojë Gizemit se tryezën nuk e ka përgatitur ai. Djemtë dhe vajzat shkojnë në të njëjtën kohë në shtëpinë e pushimeve dhe zihen për vendin. Ata ndajnë shtëpinë përgjysmë, por zihen për televizorin. Ollxhaj urdhëron Shejman të flas me Gizemin. Djemtë sillen keq që të acarojnë vajzat. Mete shkon të takojë Gizemin dhe Shejma është brenda. Shejma fshihet në banjo. Mete nuk e shikon fare Shejmën. Ajo dhe Gizem kanë ngatërruar telefonat. Mete i shmanget Gizemit dhe nuk puthen. Gizem merr mesazh nga ish i dashuri dhe Shejma e lexon. Ajo shënon numrin e tij të telefonit. Çiftet pajtohen me njëri tjetrin. Ëjky dhe Ajaz flasin sëbashku në kopësht, por nuk arrijnë të sqarohen. Ëjky nxehet pasi kupton se vajzat janë pajtuar. Shejma telefonon ish të dashurin e Gizemit. Të gjithë largohen dhe lënë vetëm Ajazin me Ëjkyn. Derin i del kundër Onemit kur ajo fajëson Ëjkyn. Ajaz dhe Ëjky rivënë sërish kufirin mes tyre. Onem i kërkon Derinit të pushojë Ëjkyn nga puna dhe e kërcënon atë. Bylent dhe Mete vendosin t’ia nisin nga fillimi. Ëjkynë e zë gjumi dhe Ajaz kujdeset për të. Ajaz i bën surprizë Ëjkysë. Derinit i del një punë urgjente. Ëjky dhe Ajaz pajtohen. Derin i ndërpret dhe i kërkon Ëjkysë të vijë në punë. Ferhat ndërpret Meten dhe Gizemin. Mete nxehet me Shejmën pasi e kupton se i ka ngritur kurth. Ollxhaj i tregon Metes se Shejma ka shitur unazën për shtëpinë e Ëjkysë. Derini nuk e fsheh konkurencën që ndjen ndaj Ajazit për Ëjkynë. Ëjky dhe Derin punojnë gjithë natën. Shejma mëson se Ollxhaj i ka treguar Metes të vërtetën. Ëjky duhet të bëjë një prezantim me një stiliste shumë të famshme. Shejma lëndon Ollxhajin dhe largohet nga shtëpia e tij. Ëjky arrin të bindë Monikën të punojnë sëbashku. Ajo merr parapagesën. Mete debaton sërish me familjen në mbrojtje të Shejmas. Shejma nuk i përgjigjet telefonatave të Metes. Burxhu është e bindur se Gizemit i kanë ngritur kurth. Ëjky shokohet kur në gjimnaz nuk gjen drejtorin që mendonte se do ta ndihmonte. Drejtoresha nuk e lejon që seti i fotografive të bëhet në gjimnaz. Ajaz bën një marrëveshje me drejtoreshën. Monika është mikeshë me Onemin dhe e pyet për Derinin dhe Ëjykn. Onem i mburr të dy, por merr informacion mbi vendodhjen e setit. Shejma i përgjigjet Metes dhe i jep atij adresën ku ndodhet. Derin dhe Ajaz konkurrojnë njëri tjetrin në basketboll. Mete tmerrohet nga hoteli ku ndodhet Shejma. Shejma pëson krizë nervore dhe përzë Meten. Ajaz mund Derinin. Ëjky i tregon Ajazit se nuk ka marrë pjesë në festën e diplomimi. Onem ka vënë spiune në stafin ku Ëjky dhe Derini po punojnë. Ëjkysë nuk i pëlqejnë modelet e Monikës dhe i ndryshon ato. Ajaz i organizon Ëjkysë një festë surprizë diplomimi. Askush nuk pranon të marrë Shejman në shtëpi. Shejma mëson për festën e diplomimit. Pronari tenton të përdhunojë Shejman pasi ajo nuk i jep pagesën. Mete e shpëton. Shejma i rrëfen Metes se Ëjky ka qenë personi i vetëm që e njihte dhe e donte e pranonte çdo gjë të saj. Burxhu takon Gizemin dhe i ofron mbështetjen e saj. Shejma takon Ëjkyn. Ejky nuk e fal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.