Elif dhe Kahraman pajtohen

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Elif refuzon Kahramanin duke e parë në sy. Kahraman është i bindur se Elif do të kthehet. Elif dhe Xhandan shkojnë sëbashku në Ankara për punë. Kahraman vendos të shkoj ai me Elifin. Elif gëzohet kur takon Toprakun dhe bidnet të shkoj në Ankara me Kahramanin. Jakup nuk i përgjigjet telefonatave të Shykranit. Atë e ka zënë gjumi në mes të rrugëve. Disa djem shkojnë ta ndihmojnë. Jakup zihet me ta. Selim kërkon prova kundër Xhandanit në zyrën e saj. Xhandan e shikon. Kahraman përkujdeset për Elifin gjatë rrugës. Defne pëson krizë nevore dhe i bërtet gjithë familjes.Shykran nxehet me Kimeten që nuk ka vënë re mungesën e Jakupit. Kahraman nuk e dërgon Elifin në Ankara dhe është i vendosur të sqarohet me Elifin. Jakup kthehet në shtëpi i dëshpëruar dhe i tregon Kimetes se e di që ajo nuk është e ëma. Merjem shokohet nga e vërteta. Zija e përjeton keq situatën. Merjem e siguron Jakupin se kjo situatë nuk ndryshon asgjë. Jakup i nxehur i tregon Merjemit se Keremi ka paguar vrasësin për të vrarë Kahramanin. Kimete humb ndjenjat. Kahraman i jep Elifit mundësinë për tu larguar, por ajo zgjedh të flasin. Ai i dërgon dhurata në hotelin ku ndodhen. Defne i tregon Maskutit se Elif dhe Kahraman janë sëbashku. Shykran paralajmëron Elifin se Maksut ka mësuar të vërtetën. Kahraman hedh telefonat e të dyve në ujë. Ata pajtohen. Maskut vihet në kërkim të Elifit. Xhelal gjen çantën e Muxhdes dhe ofrohet t’ia kthej. Maksut informon Defnen se Elif dhe Kahraman kanë shkuar në Izmir. Merjem sillet keq me Kimeten dhe e fajëson atë për vdekjen e Keremit. Kahraman rrëfen lidhjen e tij me Defnen dhe arsyen pse është martuar. Elif i tregon arsyen pse ishte e inatosur me të. Xhandan i jep Selimit punë jashtë orarit. Selim mbetet vetëm në zyrë dhe kontrollon dokumentat e Xhandanit. Jakup nuk kthehet në shtëpi sërish. Elif ndjen dhimbje në kurriz por nuk pranon të shkoj në spital. Kahraman shqetësohet për të dhe përkujdeset. Maskut gjen hotelin ku janë Kahraman dhe Elif. Elif telefonon të ëmën dhe e siguron se është mirë. Kahraman dhe Elif largohen para se të mbërrinte Maksut. Maksut punëson dikë për të vrarë Kahramanin. Kimete nuk shpreh interes për faktin që Jakup nuk ka ardhur në shtëpi. Defne vendos të largohet me të bijën. Xhelal i kthen çantën Muxhdes dhe e fton të hanë mëngjes sëbashku. Ai hutohet nga prania e saj dhe Muxhdes i bëhet qejfi. Mjeku i jep shpresa Kimetes për shërimin e Zijas. Kahraman dhe Elif thurin ëndrra. Muxhde i rrëfen Xhelalit se është rritur në jetimore. Jakup rishfaqet pasi ka tentuar të vetëvritet. Zija nëpërmjet shenjave lë të nënkuptohet se do të tregoj diçka për Defnen. Defne mëson se Zija po shërohet dhe trembet. Maksut gjen Elifin dhe Kahramanin. Elif i tregon çdo gjë që ka ndodhur Kahramanit. Ajo i kërkon të qëndroj për ca kohë vetëm. Defne pëson akident me makinë. Elif e kupton se Maksut i ka vënë njerëz pas Kahramanit. Për ta mbrojtur Kahramanin ajo shtiret sikur ka qenë duke u tallur me të gjithë kohës. Maksut rrëmben Elifin. Elif është e shqetësuar për Kahramanin dhe i kërkon Muxhdes të kontaktoj Xhelalin. Defne është shëndoshë e mirë. Kahraman shqetësohet kur meson se Defne ka pësuar aksident. Shykran dhe Jakup bëjnë një plan për të tërhequr vëmendjen e familjes. Jakup vazhdon të dehet. Kahraman fajëson të ëmën për faktin që ka fshehur të vërtetën për Jakupin. Ai shkon të mbështes Jakupin në bar. Jakup i kërkon të rikthehet në punë në kompani. Shykran dëgjon Defnen duke keqtrajtuar Zijan. Defne mashtron sërish të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.