Hazall tenton vetëvrasje

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Denis gënjen Xhansunë se e ka shitur makinën për të ndihmuar mikun e tij që ka borxhe. Xhansu mbulon nënën e tij për të mos e ndjerr atë fajtore. Harun habitet për faktin që Mahide di çdo gjë për familjen e Xhihanit. Mahide gënjen se ka mësuar nga punonjësit e tij. Denis i rrëfen Xhansus se është i dashuruar me të dhe nuk do heq dorë prej saj pavarësisht dëshirës së njerëzve. Dilara preket nga ditari i Harunit. Xhihan takon Ozkanin në burg dhe i ofron mbështetje. Ozkan i tregon se Harun e kishte mashtruar atë edhe më parë. Leila përpiqet të bind Ajshen se martesa e Xhihanit është e rremë dhe se ai nuk e do Dilarën. Dilara merr një telefonatë në anonim dhe e kupton se është Haruni. Harun e pyet nëse ka lexuar ditarin dhe nëse e beson pas atyre që ka lexuar. Dilara preket dhe mbyll telefonin. Xhihan shkon në të njëjtin klub ku ndodhet Aishe. Kerime shkon sërish në vilë dhe ankohet për arrestimin e Ozkanit. Dilara e fton të qëndroj në vilë. Xhihan sqaron Dilarën për arrestimin e Ozkanit. Nëna i flet keq Denisit për familjen e Xhansus. Denis i kundërvihet të ëmës. Xhihan fajëson Rahmiun për arrestimin e Ozkanit. Ozkan bën miq të burgosurit e tjerë. Rahmi vendos të largohet nga shtëpia, por të gjithë e ndalojnë. Ajshe lexon gjithë lajmet për familjen Gylpënar. Xhansu kërkon të takojë Ozkanin në burg. Ozkan lumturohet kur shikon Xhansun dhe i kërkon falje për gabimet e tij. Hoteli i Xhihanit përgatit sallën për konferencën e Ajshes. Xhihan ofrohet të bëhet sponsor për çdo aktivitet të Ajshes. Rahmi gjen një poster të Bejazgylit të kohërave kur ajo punonte si këngëtare në klub nate. Dilara prêt një djalë. Denisit i refuzojnë kredinë në bankë. Dilara vendos t’i vërë emrin fëmijës, siç donte Harun. Ajshe është mike e Harunit dhe hallës. Xhihan shikon debatin që ka ndodhur mes Hazallit dhe shitësit dhe kupton se Hazall është fajtore. Dilara i jep leje Hazallit të shkoj në një festë ditëlindjeje në mbrëmje. Videoja skandal e Hazallit shpërndahet kudo në media. Shejda mëson gënjeshtrën e Hazallit dhe nuk e fal. Emirhan e ndihmon Hazallin të arratiset nga Xhihani. Xhihan mëson se Hazall nuk ka shkuar në festën e ditëlindjes. Emirhan fik telefonin. Hazall vjell. Dilara përjashton Kerimanin nga biseda që po bëhet në lidhje me sjelljen e Hazallit. Ege e vë në siklet Ozanin për faktin që Dilara është shtatzënë. Harun dhe Aishe janë rritur sëbashku. Ozan fajëson Dilarën dhe Xhihanin për sjelljen e Hazallit. Xhihan përzë Ozanin nga shtëpia. Keriman mëson se fëmija që prêt Dilara është i Harunit dhe jo i Xhihanit. Psikologu i Hazallit është jashtë shtetit dhe i sugjeron Xhihanit të dërgoj Hazallin tek Aishe. Emirhan dërgon Hazallin në shtëpinë e familjes së tij. Hazall e kupton se i ka prishur punë Emirhanit. Emirhan i tregon Xhihanit vendodhjen e Hazallit. Hazall tenton të vetëvritet. Xhihan shkon të marr Hazallin dhe i kërkon ndihmë Aishes. Rahmi e bën Ozanin të reflektoj dhe kuptoj gabimet e tij. Harun shikon videon e Hazallit dhe tallet me Xhihanin. Hazall humb ndjenjat. Xhihan dhe Aishe shkojnë të marrin Hazallin, por e gjejnë Hazallin pa ndjenja dhe e dërgojnë në spital. Xhihan është i dëshpëruar. Ai nuk i tregon Dilarës se çfarë ka ndodhur dhe e gënjen se Hazall ka nevojë për pak kohë vetëm. Hazall përmendet dhe qetësohet kur mëson se Xhihan nuk është më i nevrikosur me të. Aishe kujdeset për Hazallin dhe flet me të. Aishe e këshillon Xhihanin se nuk duhet ta falë aq lehtë Hazallin. Xhihan ndihet mirënjohës ndaj Ajshes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.