Nga pediatria Lira Gjika

nga PEDIATRIA LIRA GJIKA

Gazeta Paloma - - Front Page -

“Kështu jam unë" - gjendje alarmi nga adoleshentët

Mungesa e vullnetit te fëmija

I rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori, duhet ta nxitin duke u përfshirë në aktivitetin që duhet të kryejë fëmija. I rrituri, me durim, i tregon sa është rritur. Po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten apo të vizatonte e të shkruante. Por nuk u mërzit dhe nuk përtoi dhe i realizoi. Po kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do t’ia dalin që fëmija t’i realizojë të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brenda vetes. Gjithashtu duke mësuar do të mundë t’i arrijë e nxjerrë nga shpirti gjërat e bukura që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si t’i nxjerrë dhe mbi të gjitha nuk do të gjejë fjalën e duhur dhe kështu as mendimin e vet. Fëmija, që t’ia dalë ka nevojë për prezencën e të rriturit.

“Kështu jam unë” - gjendje alarmi nga adoleshentët

“Kështu jam unë”. Kjo shprehje që fillon e shfaqet rreth moshës 11 vjeç dhe arrin kulmin në adoleshencë duhet pasur kujdes nga të rriturit. Është e vërtetë që tregon rritje, por ka nevojë për nxitjen e të rriturit që të mos mbetet vetëm aq, por të pasurohet. Kur shfaqet kjo shprehje, tregon se adoleshentin e ka pushtuar paniku i të qenit i pazot për t’ia dalë. Ai nuk di si të shmangë ndjenjën e turpit nga dështimi dhe justifikohet: “Kështu jam unë”. Kjo shprehje tregon një luftë brenda vetes ndërmjet frikës nga turpi dhe dëshirës për të treguar se edhe ai është dhe vlen. I rrituri pranë adoleshentit, kushdo qoftë, prindi, të afërmit, mësuesit, por edhe të tjerë të njohur pranë adoleshentit, kanë një rol shpesh vendimtar. Takti, toleranca dhe mençuria e të rriturit e ndihmon adoleshentin të mos “ngecet”, por të vazhdojë me vullnet dhe gjithë shpresë drejt rrugës së rritjes nga një nivel i caktuar në një nivel më të avancuar. Kjo shprehje tek adoleshentët tregon një gjendje alarmi, ku ndjenja e dorëzimit po instalohet dhe adoleshenti mund të fiksohet në këtë stad dhe rritja si i rritur e person fillon e ndërpritet.

Sistemi i vlerave që u ofrojmë fëmijëve

Një fëmijë 12 vjeç nuk e ndalon dot të shohë çfarë të dojë. Ata kanë më shumë njohuri sesa të rriturit për problemet elektronike. Gjithashtu ka edhe shumë vende përveç shtëpisë, ku mund të shohin e të shuajnë kuriozitetet e tyre. Problemi qëndron në faktin se ne të rriturit jemi të papërgatitur dhe me shumë paragjykime për problemet që ofron realiteti. Duhet pasur parasysh se çdo brez ndryshon, nuk ka të njëjtat mënyra të pranuari dhe gjykuari të realitetit dhe problemeve. Domethënë, prindërit e adoleshentëve të sotëm kur kanë qenë adoleshentë nuk kanë pasur këto mënyra të menduari dhe këto probleme që kanë sot fëmijët e tyre. Adoleshentët e brezave të ndryshëm nuk janë të ngjashëm, sepse çdo brez është produkt i kohës së tij dhe i nivelit ekonomiko-kulturor të mjedisit ku bën pjesë. Adoleshentët e kohës së sotme jetojnë në një kohë që mjetet elektronike dhe informatika janë gjëra të zakonshme. Ata janë të aftë të navigojnë në internet dhe të komunikojnë në mënyrë virtuale, që për brezin tonë është një gjë e pakuptimtë dhe shpesh provokon ankth dhe nervozizëm. Në kohën tonë, informacioni që ne merrnim ishte kryesisht i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Të kujtojmë letërsinë, fizikën, matematikën e me radhë. Ndërsa sot të rinjtë, nëpërmjet internetit, janë në kontakt me të rejat e fundit. Kështu, formimi i tyre është shumë herë më i zh- villuar. Por cila është detyra jonë dhe çfarë duhet të bëjmë? Ka shumë rëndësi se çfarë sistemi vlerash do t’u ofrojmë dhe do të mbrojmë. Nuk është problem se çfarë sheh fëmija në internet, por ngarkesa emocionale e të rriturve në momentin e reagimit: me paragjykim apo me kurajë për të shprehur mendimin e tij dhe pa u imponuar me atë që thotë, duke i dhënë edhe argumente për mendimin e tij. Duhet të dini se pavarësisht reagimit, fëmija ka shumë nevojë për mendimin e të rriturit.

Fyerja apo goditja mes shokësh tregon frikë dhe paaftësi për të njohur të mirën

Shpesh në rrugë apo në mjediset e shkollave hasen grupe fëmijësh që kanë vënë në mes një nga shokët dhe e fyejnë apo godasin. Për çudi, asnjë i rritur nuk ndërhyn. Kalojnë pranë tyre indiferentë apo të bezdisur dhe nuk u shkon në mendje që e kanë për detyrë të ndërhyjnë për të mbrojtur fëmijën që po keqtrajtohet, por edhe fëmijët që po keqtrajtojnë, sepse janë përfshirë në një “lojë” të dyshimtë, që u vret të mirën.

Shumë fëmijë janë të ndrojtur apo ndihen inferiorë ndaj shokëve të tyre dhe shpesh bëhen pre e fyerjeve dhe e tal- ljeve, deri e dhunës fizike. Fëmijët, këtë trajtim të shokut apo shoqes së tyre, në përgjithësi e përftojnë si lojë. Por të rriturit pranë tyre, prindër apo edukatorë, duhet të jenë të vëmendshëm dhe t’i ndalojnë. Ata me durim duhet t’u flasin fëmijëve për të mirën dhe të keqen dhe pse kjo lojë është e keqe. Të rriturit duhet të ndërhyjnë duke u thënë fëmijëve: “Nuk ju detyron njeri ta doni shokun apo shoqen, por jeni të detyruar të respektoni dhe të mos fyeni tjetrin. Këto veprime nuk mund dhe nuk duhet t’i bëni. Ky veprim është i ndaluar sepse i bëni keq si tjetrit, po ashtu edhe vetes tuaj. Ju me këtë veprim zhvilloni të keqen. Po sikur të ishit ju në vendin e shokut apo shoqes tuaj, si do të ndiheshit?” Ka raste që fëmijët thonë: “Po mua nuk mund të ma bëjnë një gjë të tillë”. I rrituri me qetësi duhet të shpjegojë se askush nuk është aq i fortë dhe nuk duhet të jetë aq i fortë sa të mendojë si të bëjë keq. Sepse kur tallemi me tjetrin, në fakt mendojmë të keqen. Gjithashtu këto mënyra sjelljeje tregojnë vetëm frikë të madhe dhe paaftësi për të njohur të mirën. I rrituri nuk duhet të rrijë indiferent përpara situatash të tilla. E ka për detyrë të mos jetë indiferent ndaj të keqes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.