7 USHQIME QË NUK DUHET T'I HASH TË PAKOMBINUARA ME TË TJERA

Gazeta Paloma - - Front Page -

Në ushqimet e mëposhtme i konsumon të pashoqëruara me të tjera mund të jesh duke humbur disa përfitime thelbësore shëndetësore në këtë mënyrë.

Bananet: Kombinoji me qumështin

Ke probleme me stomakun? Ha banane. Kjo frutë është një burim i mirë i inulinës, që është njëlloj fibre që balancon nivelin e baktereve “të mira” në sistemin tretës. Për më tepër, rrit përthithjen e kalciumit, duke ndihmuar kockat. Kombinoji bananet me një burim të mirë kalciumi sikurse qumështi, kosi, djathi, brokoli dhe kale, për të ndihmuar në zhvillimin e kockave. Një kombinim i mirë për mëngjesin do të ishte një banane e prerë me çereali dhe qumësht.

Luleshtrydhet: Haji me gjalpë kikiriku

Vitamina E promovon shëndetin e syve dhe ndalon degjenerin macular (që është një shkak për verbërinë). Vitamina C shton efektin e vitaminës E, duke e shndërruar në një formë të atillë që trupi ta përdorë më mirë. Kombino burime të vitaminës C, sikurse janë luleshtrydhet, agrumet dhe domatet, me burime të mira të vitaminës E sikurse janë kikirikët, gjalpi i kikirikut dhe farat e lulediellit.

Brokoli: Shërbeje me mustardë

Brokoli është një burim shumë i mirë i sulforofane, një komponent që besohet se lufton kancerin. Fatkeqësisht, duke i gatuar shkatërrojmë mirosinazën, një enzimë që e bën sulforofanin të vlefshëm për trupin tonë. Për të zëvendësuar mirosinazën, kombinoje brokolin me mustardë ose me një tjetër perime të familjes kruciferus, sikurse arugula. Mirosinaza ekstra ndihmon trupin të absorbojë më shumë sulforofane.

Kafe: Shoqëroje me sheqer

E pi kafen me sheqer? Vazhdo ta bësh këtë. Kur e pi kafen me sheqer je më tepër produktiv, sipas një studimi të publikuar në gazetën: Human Psychopharmacology: Clinical and

Experimental. Kur pjesëmarrësit e këtij eksperimenti pinë kafen me sheqer, zona të trurit që lidhen me vëmendjen, funksionuan në mënyrë më eficente sesa kur e pinë kafen shqeto. Për ata që pinë çaj; provoni të shtoni pak mjaltë në të.

Molla: Me çaj jeshil

Një kombinim i shkëlqyer për pasdite; një filxhan çaj dhe fruta të prera. Që të keni efekte më ë mira shëndetësore, zgjidh çajin jeshil dhe mollën. Kërkuesit kanë zbuluar se elementet kuercetine ( që gjenden kryesisht te molla, boronica dhe qepët) dhe katecin ( që gjendet te çaji jeshil dhe rrushi i zi) bëjnë një punë të shkëlqyer së bashku për të mos lejuar mpiksjen apo bashkimin në forma topthash të elementeve të gjakut. Kur ndodh një bllokim i tillë, pasojat mund të jenë deri në atak në zemër.

Qepa: Haje me bukë

Qepa dhe hudhra kanë përbërës sulfuror që rrisin absorbimin e zinkut, një element shumë i nevojshëm për imunitetin dhe shërimin e plagëve, që gjendet tek ushqimet që përmbajnë drithë.

Karota: Haji me avokado

Ti e di tashmë që beta-karoteni është i mirë për ty (lëkurë më rinore dhe sy të shëndetshëm), por mbase nuk e di që trupi ka nevojë për yndyrë që ta përthithë atë. Ha ushqime të pasura me beta-karoten, sikurse karota, kaleja dhe spinaqi, duke i shoqëruar me yndyra të avokados, lajthive, vaj ulliri dhe bajame.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.