5 SHENJA QË TREGOJNË SE ËSHTË ARTRIT

Gazeta Paloma - - Front Page -

Nëse ju dhemb shpina sapo zgjoheni në mëngjes, dhimbja mund të shkaktohet nga karakteristika inflamatore e artritit. Kur ka një pezmatim, nuk janë ndryshimet e artritit që ju shqetësojnë, por është nervi. Dhimbja mund të shkaktohet edhe nga hernia diskale. Kjo patologji shoqëron zakonisht osteoartritin ose artritin e shpinës. Tregohuni të vëmendshëm për të parë nëse dhimbja zgjat 30 minuta në mëngjes dhe më pas zhduket. Në rastin e artritit, dhimbja ka tendencën të përmirësohet gjatë ditën, por në mbrëmje përkeqësohet. Megjithatë mbani parasysh se dhimbja e shpinës në mbrëmje mund të jetë edhe pasojë e stresit të aktiviteteve të përditshme.

Ju dhembin edhe pjesë të tjera të trupit

Kur artriti I shpinës avancon, fërkimi I vertebrave mund të shkaktojë shtypje të shtyllës kurrizore dhe nervave. Duke qenë se nervat që zgjaten në fund të shpinës lidhen me zona të tjera të trupit, mund të ndjeni dhimbje, mpirje apo shpim në vithe dhe këmbë.

E ndjeni shpinën të ngrirë

Edhe nëse nuk keni dhimbje, ndjeheni të ngrirë në mëngjes. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje ngrutësie kalon kur filloni të lëvizni, por dhimbja mund të kthehet natën pasi nyjet kanë janë të ngarkuara edhe me stresin e ditës. Përkulja apo harkimi I shpinës mund t’ju jap më shumë dhimbje dhe pastaj dhimbja mund të largohet dhe një ditë të prekë shpatullën, ndërsa ditën tjetër qafën. Ja çfarë mund të fshihet pas ngrirjes së qafës.

Dhimbja përkeqësohet

Secili e përjeton ndryshe dhimbjen dhe nuk ka një kohë të përshtatshme apo të gabuar për t’u drejtuar tek mjeku. Disa pacientë shkojnë tek mjeku kur ndjejnë një dhimbje për herë të parë, ndërsa të tjerë pasi kalojnë disa muaj që ndjejnë të njëjtën dhimbje. Mjekët rekomandojnë që të drejtoheni tek ta nëse dhimbje vjen dhe ikën për 4-6 javë. Zakonisht tërheqjet muskulare dhe lëndime të tjera shërohen brenda kësaj periudhe. Ndaj nëse dhimbje ju vazhdon apo nëse përkeqësohet, lini një takim tek mjeku.

Dhimbja ju prish gjumin

Dhimbja e shpinës që ju mban zgjuar natën është një rreth vicioz. Dhimbja mund të përkeqësohet nëse flini mjaftueshëm, por nëse dhimbja ju mban zgjuar gjithë natën, nuk ka se si të largohet. Nëse dhimbja është kaq e madhe sa ju ndikon tek gjumi dhe cilësia e jetës, është koha të drejtoheni tek mjeku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.