SI TË SHPËTONI NGA NDJESHMËRIA E DHËMBËVE?

Gazeta Paloma - - Front Page -

Nganjëherë ushqimet e ftohta, të ngrohta, të ëmbla apo të hidhura mund të shkaktojnë një dhembje të papritur te nervi i dhëmbëve. Ky lloj shqetësimi njihet si ndjeshmëria e dhëmbëve. Rrënjët e dhëmbëve kanë qindra kanale të vogla, që të çojnë në qendër të nervit. Ushqimet mund të depërtojnë përmes këtyre kanaleve deri te nervi dhe të arrijnë dentinën (shtresën e dytë të dhëmbit), duke bërë që të ndjeni dhembje. Ndjeshmëria e dhëmbëve mund të shkaktohet nga prishja e dhëmbëve, dhëmbët e thyer, mbushjet e vjetra, sëmundje të mishrave të dhëmbëve etj. Për fat të mirë, ndjeshmëria e dhëmbëve mund të trajtohet, madje edhe në kushte shtëpie mund të lehtësoni dhembjet. 1. Vaji i arrës së kokosit Largon bakteret nga goja dhe ul ndjeshmërinë e dhëmbëve, Vaji i kokosit përmirëson shëndetin oral dhe parandalon dhembjen e dhëmbëve, aromën e rëndë të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Ja si të veproni: Fusni në gojë një lugë gjelle me vaj kokosi. Rrotullojeni në gojë dhe nxirreni jashtë. Pastaj shpëlani gojën me ujë të ngrohtë dhe lani dhëmbët. Përsëriteni çdo ditë në mëngjes përpara se të hani. 2. Ujë me kripë Uji me kripë ekuilibron nivelin e pH në gojë, pasi krijon një mjedis alkalin ku bakteret e dëmshme nuk mund të mbijetojnë. Përzieni ½ lugë çaji me kripë në një filxhan me ujë të ngrohtë. Shpëlani gojën me të, duke e rrotulluar në të gjitha pjesët e gojës dhe duke e mbajtur për disa minuta. Më pas shpëlani gojën me ujë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë. 3. Karafil ose vaj karafili Karafili i tharë përdoret gjerësisht për shëndetin dentar, pasi ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Ndihmon për të lehtësuar dhembjet e dhëmbëve dhe për të luftuar infeksionet orale. Përdorni një nga këto teknika dy herë në ditë: Grini një karafil, përziejeni me vaj ulliri dhe lyeni dhëmbin ku ndjeni shqetësim. Mbajeni të paktën për 30 minuta. Lyeni një copë pambuku më vaj karafili dhe vendoseni te dhëmbi që ju dhemb. Mbajeni 2030 minuta. Përzieni 5-6 pika vaj karafili në ½ gotë me ujë të vakët. Shpëlani gojën me të. 4. Hudhër Hudhra ndihmon për të vrarë mikrobet që shkaktojnë infeksione orale dhe prishje të dhëmbëve. Përzieni 1 thelb hudhër të shtypur me 2-3 pika ujë dhe pak kripë. Lyeni dhëmbin ku ndjeni shqetësim dhe mbajeni për disa minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë me kripë. Përsëriteni dy herë në ditë. 5. Qepë Edhe vetitë antimikrobale të qepës ndihmojnë për të vrarë bakteret e dëmshme në gojë, që shkaktojnë infeksione. Prisni një copë qepë dhe vendoseni te dhëmbi i dëmtuar. Lëreni 5-10 minuta dhe pastaj shpëlani gojën me ujë me kripë që të mos ju vijë goja era qepë. Përsëriteni këtë 2-3 herë për disa ditë me radhë. 6. Kufizoni konsumin e ushqimeve me aciditet Konsumi i shpeshtë i ushqimeve dhe pijeve me shumë aciditet prish smaltin e dhëmbëve. Prandaj rekomandohet të kufizoni ushqimet dhe pijet me aciditet, si pijet me gaz, agrumet dhe verën. Pasi të hani apo pini produkte me shumë aciditet, pini ujë që të balanconi nivelin e acidit në gojë. Evitoni t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar ushqime me shumë aciditet pasi mund të dëmtoni smaltin. Prisni të paktën 30 minuta para se të lani dhëmbët. 7. Kujdesuni për higjienën orale Lani dhëmbët dy herë në ditë dhe mos përdorni furçë me qime të forta. Përdorni një pastë dhëmbësh që ul ndjeshmërinë e dhëmbëve. Përdorni shpëlarës goje për të larguar acidin që e përkeqëson ndjeshmërinë e dhëmbëve. Pastroni hapësirat mes dhëmbëve me fije dentare 2 herë në ditë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.