Baris Arduç nënshkron një kontratë dy vjeçare

Gazeta Paloma - - Kokte -

Baris Arduç, i cili ka fituar famë për lidhjen e gjatë dashurore me Gupse Ozay dhe njëkohësisht adhurimin e vajzave të reja, duket se ka mbetur i detyruar të veprojë sipas rrethanave. Arduç ka nënshkruar një kontratë e cila e detyron të bëjë çfarëdo që kanali televiziv vendos që ai duhet të bëjë. Emri i Baris u bë shumë i famshëm për rolin e tij në “Dashuri me qera”, por kjo do të thotë se vitin e ardhshëm aktori do t’i japë fund personazhit të tij, ose se ky do të jetë fundi i serialit. Kjo pasi aktori ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me vlerë prej 750 mijë lirash turke. Po ashtu aktori ka marrë edhe 900 mijë lira turke për realizimin e reklamës së një banke. Duke e futur nga listat e aktorëve të paguar më pak, në atë të aktorëve turk më të paguar. Në krye të listës qëndrojnë Kivanç Tatlitug me 2 milon, Cem Yilmaz 5 milion për dy vitë, Murat Boz 1 milion dhe pastaj Arduç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.