Hatice Sendil: “Do ta lind fëmijën në Turqi”

Gazeta Paloma - - Kokte -

Ndryshe nga gjithë aktoret e tjera që kanë zgjedhur të lindin fëmijët e tyre në të gjithë botën, kryesisht Amerikë, Hatice deklaron se i biri do të lindë në vendin e saj. Hatice është fotografuar sëfundmi me të shoqin Burak, i cili po ashtu është aktor, duke ngrënë mëngjesin në një restorant. Ata me mirësjellje ndaluan për të folur me gazetarët. Hatice sapo ka hyrë në muajin e 4-t të shtatzanisë. Sendil deklaron se ka shtuar 4 kile që tani. Kur u pyet për lindjen e fëmijës, ajo deklaroi: “Djalin do ta lind në vendin tim.” Duket se çifti nuk ka menduar ende për një emër pasi ata deklaruan: “Do t’i vëmë emrin më të përshtatshëm. Diçka që djali do ta pëlqejë.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.