Një listë shprehjesh për t’ju ndihmuar që të qëndroni të fortë

Gazeta Paloma - - Histori -

Të gjithë kemi kaluar të paktën një herë në jetë momente të vështira. Në ato raste, gjëja më e thjeshtë është të dorëzohesh dhe të humbasësh shpresën. Megjithatë, ndonjëherë ne i bëjmë gjërat më të vështira se ç’janë realisht dhe prandaj është e rëndësishme që të mbajmë një qëndrim pozitiv. Prandaj më poshtë ju ftojmë të lexoni një sërë shprehjesh që mund t’ju frymëzojnë që të gjeni forcën për të vazhduar gjithmonë përpara.

Shiko vetëm përpara, ji e fortë dhe mos u dorëzo kurrë!

“Fuqia nuk vjen prej fitoreve. Janë përpjekjet dhe sfidat që të bëjnë të fortë. Kur vazhdon përpara pavarësisht vështirësive dhe vendos të mos dorëzohesh, kjo është forcë”.

“Tregohu i fortë, sepse gjërat do të përmirësohen. Mund të duket një situatë e zymtë, por shiu nuk vazhdon përgjithnjë”.

“Mos u lut që të kesh një jetë të lehtë, por lutu që të jesh i fortë”.

“Bëhu ajo vajza e fortë që të gjithë e dinë se mund t’ia dalë mbanë edhe në situatat më të këqija. Tregohu ajo vajza e patrembur, ajo që ka guxim të bëjë gjithçka. Ji ajo vajza e pavarur që nuk ka nevojë për një mashkull përkrah! Bëhu ajo vajza që nuk u dorëzua kurrë!”.

“Bëhu e fortë kur ndihesh e dobët, e guximshme kur ke frikë dhe e përulur kur fiton”.

“Një grua e fortë ka besim se është mjaftueshëm e fortë për të përballuar rrugëtimin, por një grua e fuqishme beson se gjatë rrugëtimit do të bëhet e fortë”.

“Tregohu e fortë, pasi nuk i dihet asnjëherë se për kë mund të jesh burim frymëzimi”.

“Dhimbja të bën më të fortë, frika më guximtar dhe thyerjet e zemrës më të zgjuar”.

“Dhimbja që ndjen sot do të jetë forca që do kesh nesër”.

“Unë jam një njeri i fortë, por herë pas here kam nevojë që dikush të më kapë përdore dhe të më thotë që gjithçka do të rregullohet”.

“Disa mendojnë se njerëzit e fortë nuk ndiejnë kurrë dhimbje. Në fakt, njerëzit më të fortë janë ata që ndiejnë, e kuptojnë, e pranojnë dhe mësojnë prej saj”.

“Unë nuk jam i pamposhtshëm apo i pandalshëm, por qëndroj i fortë pasi kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar në këtë botë”.

“Lumturi nuk do të thotë të mos kesh probleme, është aftësia për t’u përballur me to”.

“Forcë e vërtetë është të mbledhësh veten atëherë kur të gjithë do ta mirëkuptonin nëse ti do të rrëzoheshe i shkatërruar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.