Dërgoni pyetje me mesazh në cel: 068 27 66 166 ose e-mail: gazetapaloma@gmail.com

Një personazh shumë i njohur i skenës dhe i ekranit u përgjigjet pyetjeve tuaja

Gazeta Paloma - - Mister X -

Mister X, si e komentoni ju thënien e Zigmund Frojdit për paqartësinë e tij në lidhje me atë që kërkojnë femrat? Vërtet nuk është e qartë se ç’kërkojnë përgjithësisht ato, apo ishte ai i paaftë për ta kuptuar këtë gjë apo me këtë thënie thjesht vuri në dukje antifeminizmin e tij?

Përgjigje: Frojdi pas 30 vjet kërkimesh tha: “Nuk e di çfarë duan gratë”. Unë kam 20 vjet që merrem, si bashkëshort i një gruaje dhe baba i një vajze. Kështu që këtë pyetje ma bëj pas 10 vjetësh. Ku i dihet, atëherë mund të kem një përgjigje.

Mister X, jam një baba nga jugu, më ka ndodhur një problem në familje: gruaja më kishte tradhtuar prej 4 vitesh me një burrë 30 vjet më të madh në moshë; jo për leverdi se s’ka pasur interes. E gjeta se kush ishte. Më vjen turp nga vetja. Për momentin tani gruan se kam në shtëpi, kam dy goca me të. Kërkoj ta fal, por nuk mundem. E kam përjetuar shumë keq, dy muaj nuk kam ngrënë bukë fare, po më ikën truri. Unë ia plotësoja dëshirat asaj. Më jep një mendim se ç’duhet të bëj se po çmendem.

Përgjigje: Të duhet të bësh një gjë shumë të vështirë. Nuk di a do të mundesh. Duket që e ke falur, por… je i lënduar dhe nuk harron dot. Një i njohuri im e zgjidhi një hall të ngjashëm duke ikur nga qyteti ku banonte me gjithë familje.

Mister X, dua një përgjigje nga ju. Pse e ndiej një femër akoma edhe pse pas një viti lidhje më torturoi shpirtërisht? Edhe e pata rënduar shumë. Më merrte pa numër pastaj, por përgjigje nuk më jepte. Kemi 3 javë pa folur. Ajo e di që e dua. I kam

kërkuar falje, nuk pranon. Ajo është e ndarë dhe ka një fëmijë, ndërsa unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë. A ndjen ajo për mua? A do të mund të lidhem sërish me të?

Përgjigje: Ajo ndjen për ty, madje ka bërë edhe llogaritë. Do që ju të jeni në pozita të barabarta. Hapi i parë që nuk ta ka thënë akoma: ndahu nga gruaja. Pastaj, duke pasur të dy të njëjtin problem, do t’i qani hallet më nga afër.

Mister X, kam vite që përjetoj dashurinë me njërin që çmendet nga xhelozia për mua. “S’ka bir nëne të më ndajë nga ty”,- thotë. Ndërkohë që është vjehrra ajo që e kërkon këtë gjë. Por ai thotë se nuk e njeh, s’do t’ia dijë. Ai është jashtë, ajo në azil. Vetëm ta dëgjosh ç’llafos ajo me veten e saj. Mendon të jetë njerka e tij apo e ka hallin tek unë kjo nëna e tij? Të përshëndes! E vlerësoj shumë mendimin tënd.

Përgjigje: Nuk e kuptoj kur thua vjehrrë. Është vjehrra apo kandidate për vjehrrë. Përderisa nënën e ka lënë në azil dhe thotë se “nuk e njeh” la shumë të ngjarë që ty do të të njohë më mirë. Nëse kthehet nga kurbeti ose nëse ti nisesh në kurbet. Kurbeti shok, kurbeti - kush vajti e nuk mbeti! Mister X, më mallkon vjehrra çdo ditë. Shkak që i ka hyrë evlati në burg. Sa herë vjehrra e kërkon për komunikim, ai i thotë nënës për mua: Ku është kokaina ime? Ç’kërkon vjehrra tek unë? Unë s’i kam bërë asgjë asaj. Edhe evlatit ia kam bërë të gjitha me vepra. Ajo më akuzon që unë përfitoj nga rasti që ai është në burg e që mua më pëlqen ta provoj edhe me hamshorë të tjerë. Pse i ka këto gjëra në mendje vjehrra?

Përgjigje: Çfarë të them unë i gjori. Po të shpjegoj çfarë do të thotë hamshor: është kalë i patredhur që mbahet për ndërzim! Nëse vjehrra pi cigare, ofroi një “kanabis” të qetësohet.

Mister X, është një djalë nga Shkodra që e kam njohur nga gazeta “Paloma”. Unë jam vajzë e sinqertë, i tregova adresën time në Facebook, por ai nuk më tregon adresën e tij. Ai thotë se nuk ka adresë. Më thotë se do të fejohet me mua, por unë s’e besoj. Të takohem me të apo jo? Është i fiksuar pas meje. Çfarë të bëj? Faleminderit!

Përgjigje: Edhe unë nuk e besoj. Takohu. Ti barazimin në xhep e ke. Harrova të them. Takohu në një vend sa më publik, ditën dhe mos shko vetëm. Mister X, a ju duket i drejtë vendimi që dikush merr për të dërguar babain apo nënën në shtëpinë e të moshuarve vetëm për faktin se nusja nuk është dakord të jetojë me ta ose se jetesa e përbashkët me të moshuarit në familje mund të bëhet e padurueshme për shumë arsye? Duke parë që edhe në shoqërinë tonë dukshëm po dominojnë familjet bërthamë, po me pleqtë e shkretë çfarë do bëhet sot dhe në të ardhmen?

Përgjigje: Për fat të keq ky është trendi i kohës. Ne jemi fëmijë gjithë kohën dhe shpesh sillemi si fëmijë. Duhen rregulluar azilet se shumë fëmijë janë jashtë dhe prindërit kanë mbetur këtu, duhen rritur pensionet, duhet rritur ndihma sociale dhe duhet ngulitur në tru se jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. Një profet thotë: Parajsa është në këmbët e nënës.

Mister X, jam një grua 26 vjeçe, kam qenë e martuar dhe u ndava se burri merrej me drogë. Jam 2 javë shtatzënë, nuk di ç’të bëj me foshnjën: ta mbaj apo ta heq? Pres mendime tuaja.

Përgjigje: Është vendimi yt. Pyet 100 vetë dhe bëj si të duash vetë. Për mua, mos e lidh veten me personin me të cilin sapo je ndarë. Mister X, jam një djalë nga Tirana, 23 vjeç, doja të ndaja diçka me ju ose më saktë edhe ndonjë këshillë nga ju do ishte mirë. Jam lidhur me një femër angleze kur isha në Angli. Për gati një vit kishim marrëdhënie të mira bashkë, ajo më ndihmoi me shumë gjëra; punë, shtëpi, gjithçka, vinte edhe gatuante tek unë. Nisa ta doja. Ajo më donte dhe më do akoma. Mua më kthyen në Shqipëri se më kapën pa letra. Kjo ishte pak i dhimbshme për ne të dy. E kam vuajtur shumë, edhe ajo. I mbanim kontaktet dhe ajo erdhi në Shqipëri për mua. Isha gati t’i propozoja për martesë, të bëja letrat e të shpëtoja njëherë e mirë nga këtu, por nuk mundesha. Ajo është një vajzë e bukur, e mirë, shumë e sjellshme, edhe prindërit e të afërmit e mi e pëlqyen shumë, por ajo është 29 vjeçe, unë 23. Nuk e di sa do shkonte kjo dashuri. Ajo donte edhe një fëmijë me mua, thoshte të martohemi e të krijojmë familjen tonë. Sa isha andej doja të gjeja dikë sa për të bërë letrat dhe pastaj ta lija, por me këtë qenka e dhimbshme pas gjithë atyre gjërave që ka bërë për mua. Tani ajo thotë se do të vijë përsëri. Unë e dua, por kam frikë sa do të zgjasë kjo dashuri? Nuk dua t’i shkatërroj jetën asaj duke rregulluar timen. Nuk e di, është diçka që s’ma bën zemra. Ç’të bëj? Vajzat shqiptare me letra andej nuk ta varnin fare, për zotin nuk të flisnin fare. Po çmendem, s’di ç’të bëj? Çfarë më sugjeroni?

Përgjigje: Mos u tall me fatin. Të do. E do. Dashuria do të zgjasë sa kohë do të “punosh” për të. Dashuria nuk është thjesht dhe vetëm ndjenjë, është edhe përkushtim, është edhe punë, edhe mund, edhe vuajtje edhe… përgjegjësi! Sidomos kur dikujt i thua “të dua”. Mos i bjer fatit/dashurisë me shkelm.

Mister X, jam një vajzë 15 vjeçe. Doja një këshillë. Si ta heq qafe dikë që më vjen vërdallë, që ta bëj të kuptojë që unë s’e dua sepse është parazit? Dhe si të bëj për vete dikë që dua ta kem për vete, por nuk ma var shumë? Jam në hall. Faleminderit!

Përgjigje: Hall i madh! Ti do të sjellësh vërdallë një që nuk ta var? Provo njëherë të pish në Coca cola me këtë që ta var, në prani të atij që nuk ta var. Vl – do të thoshin vlonjatët.

Mister X, jam një djalë 26 vjeç, jetoj në Itali. Kam njohur një vajzë këtu, shqiptare, kemi 4 vjet bashkë. Shkova t’i kërkoja dorën, babai i asaj nuk pranoi. Nuk jep asnjë motiv, thjesht nuk do. Vajzës i kanë thënë se po erdhi me mua nuk shkel më në atë derë. Ne duhemi, por po e mora ajo s’do t’i takojë më prindërit e më vjen gjynah. Si t’ia bëj? Çfarë mendoni?

Mister X, deri sa ka dhe do të ketë konflikte në familje dhe midis njerëzve të gjakut, a vlejnë lidhjet e gjakut? Shoqëria dhe miqësia a i zëvendësojnë lidhjet e gjakut?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.