PRANOVA NË “DASHURI ME QERA” PA E LEXUAR SKENARIN

KU BASHKOHEN DHE NDAHEN PAMIR DHE SEÇKIN

Gazeta Paloma - - Front Page -

Të gjithë jemi marrosur pas telenovelës “Dashuri me qera”. Një histori dashurie që sapo ka nisur ka mbërthyer shikuesit përballë televizorit dhe shifrat tregojnë se edhe në sezonin e dytë vazhdon të bëjë të njëjtën gjë. Në këtë intervistë njihemi me kandidatin e ri për të fituar zemrën e Defnes, Pamir. Më shumë rreth vetes dhe rreth personazhit na tregon Seçkin Ozdemir.

Sezoni i parë i “Dashuri me qera” ka qenë më i shikuari i vitit. Cilat qenë elementët që u tërhoqën të bëheshit pjesë e këtij projekti?

Si fillim ju e thatë vetë se seriali ishte bërë fenomen para se unë të bëhesha pjesë e tij. Bëhej fjalë për një histori suksesi. Në këto raste e vetmja pyetje është çfarë karakteri ka personazhi që më ofrohet, që ishte shumë i rëndësishëm. Kur bëmë mbledhjen e parë nuk kishte ende asnjë skenar të shkruar, skenaristi vetëm më foli në vija të përgjithshme për karakterin që kishte në mendje. Mu dukën shumë ekzaltuese si personazhi ashtu edhe ato që më tregonte skenaristi. Për herë të parë pranova një ofertë pune, pa lexuar më parë skenarin.

Si e konsideroni ju serialin “Dashuri me qera”?

Më pëlqen ta shikoj si një punë të ngrohtë dhe shumë miqësore e pozitive. Industria dhe audienca kanë nevojë për më shumë frymë të këtij lloji. Kam patur shansin që të aktroj edhe më parë pranë Baris dhe Elçin, i kam simpatizuar gjithmonë, jam i lumtur të punoj pranë tyre.

Si do jetë karakteri i personazhit tuaj?

Pamir është njeri i ngrohtë, i qejfit, pozitiv. Jeton ashtu si i thotë mendja e tij, por për këtë i vijnë pengesa, nuk i pëlqen ta influencojnë të tjerët dhe është një karakter i vështirë. Është e vështirë të parashikosh veprimet e tij. Është një burrë metropolis, ka kryer studimet në Angli dhe ka marrë disa mastera, është shumë i zoti.

A keni ju ndonjë ngjashmëri me Pamir?

Pamir nuk është një njeri që e planifikon jetesën e tij. As mua s’më pëlqejnë planet. Mund të them se kam kryer jetën time në mënyrë spontane. Ka edhe anën argëtuese që mua më pëlqen shumë te Pamir.

Si ndiheni me kolegët? A u përfshitë edhe ju në atmosferën pozitive në set?

Jam përfshirë në një set për herë të parë. Dua të falenderoj drejtorin dhe njëkohësisht mikun tim Senol Sonmez që e ka bërë këtë proces shumë të thjeshtë për mua.

Çfarë bëni pasi përfundojnë xhirimet?

Si fillim kaloj kohë me të dashurën time dhe familjen. Nuk jam tipi i njeriut që i pëlqen të dalë shumë. Jam më i lumtur me miqtë e mi në shtëpi. Me kalimin e kohës po bëj edhe më shumë një jetë minimaliste.

Çfarë aspironi në fushën e aktrimit?

Të bëj një punë të mirë, të sjell personazhe të mira. Ku do të më çojë kjo punë në të ardhmen, nuk e di.

A keni plane për martesë, fëmijë?

Sigurisht që po, plane kam, por mendojmë se është ende herët.

Nëse do të riktheheshit nga fillimi… Do të bëheshit sërish aktor?

Nuk jam ai që ka thurur një ëndërr dhe pastaj ka bërë çdo gjë për ta përmbushur. Ëndrra ime që kur kam qenë i vogël, u bë shumë e madhe. Por sigurisht që si fëmijë ëndrrat e tua janë të influencuara nga bota përreth. Ndonjëherë dëshiron të bëhesh futbollist, ndonjëherë aktor. Kështu ishte fëmijëria ime. Kur rritesh ëndrrat e tua përballen me botën reale. Nëse ende e dëshiron diçka dhe ndodh që fati të kombinohet me ëndrrat, atëhere po e bën reale. Kam jetuar në të sotmen, jo në të ardhmen. Duke kthyer kohën pas, kujtoj se kam bërë gjëra të ndryshme, por më pas vendosa t’i dedikohesha vetëm aktrimit. Pata edhe fatin me mua. Kur e mendoj tani, kam marrë vendimin e duhur. Jam i lumtur.

A jeni i lumtur me karrierën tuaj deri tani?

Po, jam i kënaqur. Kur i shikoj gjërat nga jashtë, jam në një pjesë të mirë të sektorit. Sigurisht që gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Kjo vlen për të gjithë. Shiko mundësitë për t’u ngjitur më lart. Në të ardhmen po shikoj formën time dhe mënyrat për t’u rritur. Dua ta shikoj gotën gjysëm plot. Dua të jetoj jetën jo vetëm duke u përqëndruar tek karriera. Po mundohem të qëndroj larg negativitetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.