11 TË FAMSHËM QË U BËNË BABALLARË PAS TË 50- VE

Gazeta Paloma - - Front Page -

Nuk ka një moshë perfekte për t’u bërë prind (a është ndierë ndonjëri nga ne gati?), por studimet kanë treguar se mosha mesatare kur meshkujt bëhen prindër është midis 27 dhe 30 vjeç. Për disa meshkuj, përfshirë edhe këta yje, të bërit prind mund të ndodhë në çfarëdo moshe. Duhet të tregojmë pak mirënjohje në fakt, është mjaft e vështirë të kujdesesh për një fëmijë kur je në të 30-at, duhet të jetë akoma më e vështirë pas daljes në pension. Ja ku janë disa meshkuj që janë bërë baballarë vonë.

Ronnie Wood, 69 vjeç

Duket sikur koha është në anën e tij. Legjendari i Rolling Stones dhe gruaja e tij, Sally, 31 vite më e re, mirëpritën binjaket e tyre vetëm disa ditë para 69-vjetorit të tij. Ai ka edhe katër fëmijë të rritur nga lidhjet e mëparshme, djali më i madh ishte 39 vjeç kur lindën binjaket. I shprehim vetëm urimet tona.

Michael Douglas, 58 vjeç

Në moshën 58-vjeçare, aktori Michael Douglas u bë për herë të dytë baba. Ky është fëmija i dytë i tij me Catherine Zeta Jones dhe aktori kishte edhe një djalë 24-vjeçar nga martesa e mëparshme.

Billy Joel, 66 vjeç

Në gusht, ai i shtoi familjes së tij edhe një vajzë, kur vetë ishte 66 vjeç. Gruaja e tij e katërt solli në jetë vogëlushen Della Rose dhe Joel i prezantoi gjithë botës foto të së sapolindurës në mes të një koncerti. Si ndihet vajza e tij e parë, 29 vjeçe, që ka humbur titullin si fëmija i vetëm!?

Hugh Grant, 51 vjeç

Ai është vërtet zemërthyesi i komedive romantike, por të bërit baba ka qenë një shok për të, pasi ndodhi vetëm në moshën 51-vjeçare. “Nuk mund ta mohoj se ishte pak si surprizë”. Mund ta imagjinoni se si është ndierë kur u bë me një tjetër fëmijë vetëm një vit më vonë.

George Lucas, 69 vjeç

George Lucas dhe gruaja e tij, Mellody, mirëpritën vajzën e tyre Everest në 2014-n, kur ai ishte 69 vjeç. Vajza ka lindur me mama zëvendësuese dhe është fëmija e parë biologjike për çiftin, ndonëse Hobson ka tre fëmijë të adoptuar.

Steve Martin, 67 vjeç

Mund të ketë fituar zemrat tona me rolin e tij në “Babai i nuses”, por ai nuk kishte një fëmijë të vetin deri në moshën 67 vjeç, në 2012-n. Ndonëse vajza është 4 vjeçe tashmë, emri i saj nuk është bërë ende i ditur dhe nuk dihet asnjë detaj për të.

Është një histori si “Babai i nuses”! Kur Rod mirëpriti në jetë djalin më të vogël, Aiden, në moshën 66- vjeçare, gjashtë muaj më vonë solli në jetë një fëmijë edhe vajza e tij.

Bruce Willis, 57 vjeç

Bruce Willis është i rrethuar nga femra të bukura, kjo është e sigurt. Ndonëse tre fëmijët e tij me Demi Moore ishin pothuajse të rritur në 2012-n, ai u bë edhe me një vajzë tjetër me gruan e re.

Robert De Niro, 68 vjeç

Robert solli në jetë një fëmijë me nënë zëvendësuese kur e shoqja ishte 56 vjeçe, ndërsa ai 68. Vrasim mendjen nëse De Niro po mendon të krijojë një familje mafioze me 6 fëmijë dhe 4 nipa.

Hugh Hefner, 66 vjeç

Në moshën 66-vjeçare, Hugh Hefner është bërë baba i fëmijës së fundit, Cooper. Thuhet se Hefner po mëson Cooper se si të drejtojë gjigantin e tij “Playboy”.

Alec Baldwin, 55 vjeç

Pasi u dashurua me mësuesen e jogas Hilaria Thomas, Alec u martua me të dhe u bënë me fëmijë shumë shpejt. Tani i ka edhe dy fëmijë të vegjël, përveç vajzës 19-vjeçare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.