14 GJËRA QË NJË FEMËR I URREN

Gazeta Paloma - - Front Page -

Ka disa gjëra që çdo femër do t’i urrente, qoftë gruaja jote, e dashura, dashnorja apo edhe një shoqe. Mbase nuk i urren, por janë gjëra që e acarojnë. Mbase nuk t’i thotë pasi nuk do që të duket si një person që acarohet kollaj që nxjerr në pah vetëm të metat e tua, prandaj po të tregojmë ne në vend të saj. Kemi mbledhur rreth 14 gjëra të jetës së përditshme, që acarojnë pjesën më të madhe të femrave.

“Një djalë që flet gjithmonë mirë për veten e vet, kur jemi të lidhur. Nuk kam nevojë të më bindësh që je i duhuri, kur tashmë jemi bashkë.” – Anisa.

“Kur një djalë përdor shkurtime ose bën gabime gramatike në mesazhe. E bën të duket si përtac ose një person jo-inteligjent. Kjo e bën pak tërheqës.” – Eri.

“E urrej kur djemtë kryqëzojnë këmbët, flasin për trupin e tyre, komentojnë për ato që hanë vajzat dhe kur dalin me vajzat, vetëm që të kalojnë natën me to.” – Sara.

“Kur djemtë mendojnë se sa më shpejt për në shtrat është mirë. Jo, nuk është mirë.”-Melisa.

“E urrej kur djemtë sillen ndryshe kur janë me shokët.”- Eda.

“Mendoj se përgjigja e parë që më vjen në mendje është përtacia. Përtacia në shtrat, përtacia kur vjen puna te pamja e tyre e jashtme, përtacia në jetë. Thjesht vrite pak mendjen. Krenohu me pamjen tënde dhe me aftësitë në shtrat. Vajzat që janë me të vjetrën e vlerësojnë këtë gjë.”- Ela.

“Mungesa e motivimit dhe në çdo fushë; në karrierë, fitness, për të mësuar gjëra të reja, në shoqëri, për të përmirësuar një marrëdhënie etj.” – Xhulia.

“Kur i lë enët në lavaman dhe nuk i vendos në lavapjatë.” – Aleksa.

“Kur një djalë shikon historinë tënde në snapchat, por nuk të përgjigjet në mesazh.”-Kristina.

“Kur janë tepër të fiksuar pas video- game. Shko luaj futboll, volejboll ose çdo gjë por mos rri para një ekrani.”Xhesika.

“Kur janë tepër të dhënë pas palestrës dhe të gjykojnë nëse ha një biskotë.” – Anila.

“Kur e pyet se çfarë dëshiron të hajë dhe thotë se nuk ka rëndësi, mund të bësh çfarë të duash.” – Emilia.

“Kur duhen ditë të tëra për të të kthyer një përgjigje në telefon. Por kur do që të dalim, kthen përgjigje në sekondë. E di që nuk ke rënë nga ndonjë shkëmb dhe e ke telefonin me vete.” – Alba.

“Kur një djalë përpiqet të të mbushë mendjen se ti je e vetmja në jetën e tij, por ti e di shumë mirë që kjo nuk është e vërtetë.”- Sara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.