Bashkëshorti im jeton në sytë e saj

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Është e çuditshme se si nganjëherë flasim për gjëra që duket se nuk do të na ndodhin kurrë dhe vetëm pak kohë më pas e gjejmë veten në situatën hipotetike që kemi përmendur. Nuk do të kisha dashur që në muajt e parë të martesës time me Gentin të kishim folur për vdekjen. Ndërsa shihnim një film dramatik, ai u kthye dhe më tha: “Nëse një ditë papritur unë vdes, dua që ti të martohesh përsëri”. U mërzita që e mendoi një gjë të tillë dhe aq më tepër që ma tha. Unë isha vetëm 25 vjeçe dhe ai 28. Prisnim fëmijën tonë të parë, të shumëdëshiruar e shumëpritur, edhe pse ishim të rinj. Nisa të qaja, pasi edhe hormonet bënin punën e vet. Ai më mori në krahë dhe më siguroi se asgjë nuk do të ndodhte, më kërkoi falje për fjalët e pamenduara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.