Maksut plagos Kahramanin

Telenovela “Një pjesë e imja”

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Elif mendon se Kahraman nuk do ta falë pas veprimit të saj. Defne i kërkon sqarime Kahramanit, por ai i kujton se nuk janë vërtet të martuar. Kahraman i kërkon ndihmë Merjemit për të takuar Elifin. Merjem e fton Elifin të takohet në park me Toprakun. Kahraman i shikon fshehurazi teksa luajnë në park. Elif nuk e lë t’i flasë dhe largohet prej tij. Defne kërcënon Kimeten se do të largohet nga vila së bashku me fëmijët. Kimete e ndalon të prekë Toprakun. Defne betohet të marrë hak ndaj saj. Jakup kthehet në punë i bindur se ka fuqinë e mëparshme. Selim fton Xhandanin të dalë me të dhe miqtë e tij. Xhandan pranon. Shykran i ofron para Gylsynit në këmbim që ajo të spiunojë veprimet e Defnes dhe Kimetes. Kahraman po mbledh prova kundër Maksutit duke infiltruar njerëz të tij. Maksut ka bërë plan për t’u arratisur vetëm me Elifin. Ai përgatit pasaporta false. Elif vendos të bindë Kahramanin se e urren, pasi ka frikë se do ta vrasë Maksuti. Defne vendos të punojë në kompani për të mos lejuar që Elif dhe Kahraman të mbeten vetëm. Ajo gjen mbështetjen e Kimetes. Gylsyn dëgjon bisedën dhe i spiunon te Shykran. Keriman i kujton Jakupit se ai nuk ka të drejta ligjore në kompani. Jakup nxehet dhe i ofron bashkëpunim Maksutit. Elif shkon në mbledhjen e kompanisë. Kahraman i dërgon një mesazh ku i tregon se është i bindur për dashurinë e saj. Elif lë mbledhjen përgjysmë. Kahraman i shkon pas dhe i kërkon të sqarohen. Ai e puth me dhunë. Defne i shikon së bashku dhe i tregon Maksutit se plani i tij nuk ka funksionuar. Elif largohet prej Kahramanit. Kahraman nuk pranon që Defne të punojë në kompani. Defne gënjen se ideja ka qenë e Kimetes. Kahraman kupton se Defne ka pasur në plan të arratiset me Egen pa i thënë gjë atij. Ai dyshon se Kimete dhe Defne janë bashkëpunëtore. Merjem i kërkon falje Kahramanit për veprimin e Keremit. Ajo nuk arrin të falë të birin. Kahraman e bind të qëndrojë në vilë. Maksut përshpejton planin e arratisjes. Xhandan magjepset prej Selimit dhe bëhet xheloze për të. Xhelal gjen prova kundër Maksutit dhe informon policinë dhe Kahramanin. Kahraman kupton se Maksut ka një plan në lidhje me Elifin. Maksut i kërkon Defnes të largohet diku vetëm me Toprakun. Defne i dërgon Maksutit foto të Toprakut. Kahraman telefonon Myxhden për të paralajmëruar Elifin se ajo është në rrezik. Maksut kap Elifin duke folur me Kahramanin në telefonon. Ai kërcënon Elifin me fotografitë e Toprakut dhe e bind të arratisen së bashku. Maksut rrëmben Sulltan dhe Myxhden dhe i mban të lidhura në një vend të braktisur. Kahraman vihet në kërkim të Elifit. Ai denoncon rrëmbimin e saj. Policia konfiskon kamionin e Maksutit ku gjejnë ar. Kahraman lexon një letër që Elif ka shkruar për të dhe kupton se ajo e ka dashur gjithmonë. Sulltan dhe Myxhden përpiqen të arratisen, por nuk ia dalin dot. Kahraman gjen Maksutin dhe i zë atij pritë në rrugë. Maksut përdor Elifin si peng. Kahraman dorëzon amën e tij. Maksut plagos Kahramanin. Elif është e tronditur. Xhelal dërgon Kahramanin në spital. Kahraman nuk pranon të operohet dhe heq plumbin me anestezi lokale. Policia arreston një nga njerëzit e Maskutit, por ai shtiret sikur nuk di asgjë. Kahraman del nga spitali dhe e merr në pyetje me dhunë. Ai arrin të gjejë gjurmë të Elifit. Maksut mbyll Elifin në një vilë në një zonë të pabanuar. Elif i flet me urrejtje. Maksut rreh Elifin dhe e lidh. Elif humb ndjenjat. Kahraman humb ndjenjat në makinë prej hemorragjisë. Një njeri e shikon dhe e ndihmon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.