Dilara lind fëmijën e Harunit

Telenovela “Fate të kryqëzuara ”

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Kalojnë muaj dhe Dilara është në muajin e nëntë të shtatzënisë. Hazall hapet me Ajshen dhe i tregon asaj çdo gjë ashtu siç është. Keriman kthehet në shtëpinë e saj, pasi Ozkan del nga burgu. Ozkan është i lirë, sepse Harun nuk ka ngritur padi kundër tij. Xhihan tregohet miqësor me Ozkanin. Hazall ndryshon sjellje me të gjithë. Familja e Emirhanit është në vështirësi financiare. Hazall nuk ka ndryshuar vërtet, por shtiret. Emirhan ndjek pas Hazallin. Mësuesi i Hazallit ka lënë punën dhe Hazall nxehet. Emirhan përpiqet t’i flasë Hazallit pasi është i shqetësuar për të, por ajo e injoron. Hazall shoqërohet me Marven. Ajshe organizon një mëngjes në shtëpinë e Harunit për ta njohur atë me Leilën. Leila ka simpati për Harunin, por ai nuk e kupton. Kushërira e Emirhanit fillon punë si dado e fëmijës që pret Dilara. Hazall kërkon të bëhet festë për 18-vjetorin e saj e të Xhansus. Xhansu nxehet me të dhe nuk pranon. Dilara shikon që Hazall lëndohet dhe i plotëson dëshirën. Ozan jeton i vetëm. Ai është i dëshpëruar dhe nuk bën asgjë. Deniz nxjerr shtëpinë në shitje. Engin e shikon dhe informon Ozkanin. Ozkan ndjek pas Bejazgylin dhe habitet kur e shikon në një klub nate. Ajshe dhe Maxhide përpiqen të bashkojnë çiftin Harun- Leila. Bejazgyl i rrëfen mikes se babai biologjik nuk është komisari, por Burhan, një i burgosur. Denis nuk e di këtë. Rahmi vendos t’i dërgojë një zarf anonim Denisit, ku ai të shikojë posterin e të ëmës. Harun i heq licencën e avokatisë Xhandanit. Xhandan debaton me Harunin. Mahide nxehet. Hazall i tregon Ajshes historinë e Dilarës dhe faktin që ajo është shtatzënë me dashnorin dhe jo me Xhihanin. Ajshe shokohet kur mëson se Xhihan nuk ka asnjë lloj kontakti fizik me Dilarën. Xhihan dhe Rahmi i kërkojnë Ozanit të reflektojë dhe të falë Dilarën. Ozan nuk bindet. Xhihan e dënon duke i anuluar të gjitha kartat e kreditit. Ozan nuk ka para as për ushqime. Denis shet shtëpinë. Ai i shkon në vilë Rahmiut dhe ia përplas paratë në fytyrë. Xhihan shikon skenën i shokuar. Dilarës i nisin dhimbjet e lindjes. Mahide njihet me Xhansun dhe fiton simpati për të. Denis takon Xhansun dhe vendos t’i tregojë asaj të vërtetën, por ndërpritet pasi Xhansu merr lajmin që i ka lindur vëllai. Zarfin që duhej ta merrte Denis me posterin e Bejazgylit e ka Xhansu. Xhihan ka frikë se nuk do të mund të jetë baba i fëmijës së armikut. Burhan del nga burgu dhe shkon në klubin e natës për të marrë informacione për Bejazgylin. Ai ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen e komisarit me të cilin ajo është martuar. Hazall dhe Xhansu njihen me beben. Hazall bëhet xheloze kur shikon Xhansun me fëmijën. Ajo është xheloze edhe për lidhjen me Denisin. Rahmi i trgon Xhihanit historinë e Bejazgylit. Xhihanit i vjen keq për Denisin, pasi kupton se ai është i pafajshëm. Bejazgyl pëson krizë në zemër kur mëson se Burhan i është vënë pas. Ajo i kërkon Denisit të shpërngulen në periferi të Stambollit, por ai nuk pranon. Xhansu provokon Hazallin për faktin që ajo ka nevojë për psikiatër. Harun shkon në zyrën e Ajshes. Ai dëgjon një pjesë të regjistrimit të Hazallit ku ajo rrëfen për Dilarën, por nuk kupton asgjë. Hazall shkon në të njëjtën kohë të takojë Ajshen, por nuk e shikon Harunin. Ozan shkon të sqarohet me Xhihanin për paratë. Ai dëgjon ekonomistin që flet për një shumë të madhe parash që do të derdhen në llogari bankare. Ai mendon se Xhihan ka korruptuar Zejnepin që të largohet prej tij. Hazall i tregon Ajshes për Xhansun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.