1 - Inva Mula

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Bleta Rexha (emri i saj i vërtetë) është me kuptimin e plotë të fjalës një artiste e kompletuar. E aftë të këndojë në mënyrë të shkëlqyer, të kompozojë melodi dhe këngë unike, të shkruajë vargje të goditura, e gjithashtu të performojë në skenë si pak të tjera. Jo më kot në SHBA konsiderohet si një ndër artistët dhe këngëtaret më të pëlqyera të momentit. Mjafton të përmendim këtu emra si Eminem, Rihana, Niki Minaj, David Gueta, Pitbull etj., me të cilët ajo ka bashkëpunuar dhe kuptojmë menjëherë peshën që Bebe Rexha ka në industrinë muzikore botërore. Bleta lindi më 30 gusht 1989 në lagjen Bruklin të Nju Jorkut, nga dy prindër shqiptarë të Maqedonisë, të cilët kishin emigruar gjatë viteve ‘80 në SHBA. Ajo e ka deklaruar në shumë intervista se është shqiptare dhe se ndihet krenare për këtë fakt. Vokali i saj është rrëqethës e gjithashtu magjik. Mjaftojnë qoftë edhe pak sekonda të dëgjosh një performancë të Inva Mulës dhe ajo do të të përfshijë totalisht duke të çuar në një tjetër dimension. Jo më kot sot Inva konsiderohet si një nga sopranot më të mira në planet. E bija e një prej kompozitorëve më të shquar shqiptarë, Avni Mula, ajo lindi në Tiranë, më 27 qershor 1963. Që në vitin 1987, Mula nisi të fitojë konkurse si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, duke u vlerësuar maksimalisht për vokalin e saj. Një nga pikat kulmore të karrierës së Invës ishte kur në filmin “Elementi i pestë” (1997), ajo i dha zërin këngëtares në rol, Lucia di Lammermoor, në skenën “The Diva Dance”. Ky ishte Top 10 i kësaj jave nga unë L.S. Nëse keni kundërshtime që dikush nga personazhet në klasifikim s’duhet të jetë, duhet të jetë më poshtë ose më lart, apo nëse kam harruar të vendos dikë në klasifikimin tim, lini mesazhet dhe kritikat tuaja... Ju faleminderit! Për Top 10 të tjerë vazhdoni na ndiqni rregullisht çdo javë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.