6 - Jim Belushi

Gazeta Paloma - - Psikologji -

James Adam Belushi ose, siç njihet në të gjithë botën me emrin e tij të artit, Jim Belushi, është një ndër artistët me origjinë shqiptare më të spikatur e gjithashtu të njohur në mbarë globin. Mund të përmendim këtu dhjetëra filma të suksesshëm, në të cilët Belushi është protagonist. Por këto vitet e fundit, falë serialit humoristik “Jeta sipas Jim-it”, në të cilin ai luan rolin e personazhit kryesor, aktori me origjinë shqiptare arriti një sukses global të paimagjinueshëm. I lindur më 15 qershor 1954 në Çikago, Jim Belushi është i biri i Adamit, një korçar i cili kishte emigruar në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.