Niall Horan zbulon padashje gjininë e fëmijës së Liam dhe Cheryl

Gazeta Paloma - - Koktej -

TashmëT hmë ë ështëhtë e p pakundër-k ndër shtueshme se Liam Payne dhe Cheryl Fernandez- Versini do të bëhen prindër të një fëmijë. Mirëpo Niall Horan, duke realizuar detyrat e tij si “xhaxha” mesa duket ka zbuluar një sekret të madh. Pikërisht, lajmin se miku i tij më i mirë dhe Cheryl do të bekohen me një vajzë. Është goxha e vështirë për t’u mohuar, pasi ish- këngëtari i One Direction, është fotografuar me dhurata të mrekullueshme për bebe... vajzë!

Niall është parë më 7 dhjetor në Hollywood- in perëndimor, duke dalë nga butiku për fëmijë “Petit Tresor” dhe në dorë mbante një kosh me dhurata ngjyrë pink, që me shumë mundësi janë për fëmijën e Liam dhe Cheryl.

Mund të kemi një babyshower së shpejti? Këtë nuk e dimë ende, por po presim detaje nga çifti në fjalë, pasi kanë qëndruar në heshtje kur bëhet fjala për shtatzëninë e Cheryl.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.