MARIZA IKONOMI “Ai më la e më pas u kthye”

Gazeta Paloma - - Koktej -

E ftuar në emisionin “Interview”, Mariza Ikonomi mes të tjerash ka zbuluar më shumë edhe për jetën e saj private. Kjo ishte nga të paktat herë që ajo ka folur për lidhjen 5-vjeçare që ka pasur.

Pyetjes nëse është lënduar ndonjëherë nga një mashkull, ajo i është përgjigjur pozitivisht. “Po, jam lënduar. Nuk është se më bëri ndonjë gjë të madhe po unë si kokëderre që jam, m’u duk sikur bëri diçka të madhe. Nuk është se e përjetova keq, por për momentin më la, pastaj erdhi pas tre ditësh. Nuk e mendova mirë dhe i thashë jo, nuk bëhemi më. Koka, do tregoj kokën”, ka thënë ajo.

Megjithatë nga të thënat e Marizës, kjo lidhje tashmë është harruar dhe ajo është në një histori të re dashurie. “Ka kohë që jemi ndarë. Tani nuk jam edhe aq, aq single”, ka treguar ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.