Tuba Buyukustun: “Më pëlqen të surprizohem”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Duke folur rreth temës së filmit të saj të ri “Cesur ve Guzel” (E bukura dhe bisha), Tuba u shpreh se nuk duhet të ketë vend për kaos dhe rrëmujë në jetë. “Më pëlqen t’i lë gjërat të rrjedhin vetë në jetë. Më pëlqen të surprizohem nga ngjarjet që do të vijnë. Nëse diçka duhet të ndodhë, ndodh. Nëse jo, s’ke ç’bën”,- tha ajo. Edhe pse me një axhendë shumë të zënë, ajo po arrin të kujdeset që të mos i lërë binjakët pas dore. Tuba arrin t’i marrë dhe t’i dërgojë vetë në shkollë. Fëmijët, edhe pse binjakë nuk ngjajnë aspak me njëri- tjetrin. “Nuk kanë aspak lidhje me njëri-tjetrin, si nga karakteri edhe fizikisht. Madje nuk ngjajnë as si motër e vëlla normalë”. Në filmin e ri, Tuba aktron përkah Kivanç Tatlitug. Ndërkohë që rolin e vëllait të saj e luan Erkan Avci. Jo pak herë i kemi parë duke nisur xhirimet në orët e para të mëngjesit. Me një staf të tillë dhe përkushtimin maksimal, suksesi duket i garantuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.