Këshilla nga seksologia Suzi

Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

Gazeta Paloma - - Seksologji -

Përshëndetje Suzi! I dashuri im dëshiron të bëjmë seks shumë shpesh, por unë nuk kam mundësi, edhe pse e dua marrëzisht. Familja e tij më quan nuse të ardhshme. Kur zihemi ai më thotë që nuk i plas për mua, s’e ka problem nëse ndahemi etj. Një ditë i thashë që s’do të bëja dashuri me të. Ai më tha: Pak vajza ka në bordello? Të lutem më thuaj, a më do ky person seriozisht apo vetëm për seks? Ç’të bëj me të?

- Nga sa shkruani duket që i dashuri juaj është person pa respekt për veten e tij. Por problemi më i madh qëndron te ju, pasi nuk e keni veten në qendër të vëmendjes suaj dhe prisni që të tjerët t’ju zgjidhin problemet, t’ju bëjnë të lumtur apo të vendosin për ju. Ju takon juve t’i zgjidhni këto punë. Do të zgjidhni veten, apo tjetrin? Kjo zgjedhje varet shumë nga respekti që keni për veten.

Përshëndetje Suzi! Jam një vajzë 17 vjeçe, e virgjër dhe kam një problem, të bardhat më dalin të holla saqë lagem. Çfarë mund të kem? Të lutem më kthe përgjigje këtë javë se jam në hall. Të uroj gjithë të mirat. Adela, Tiranë.

- Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku gjinekolog, pasi ata dinë të diferencojnë nëse bëhet fjalë për një infeksion, apo është thjesht një gjendje fiziologjike që e karakterizon femrën në këtë moshë.

Jam një vajzë 21 vjeçe, jam e fejuar dhe kam një problem që më shqetëson. Kur kryej marrëdhënie me të fejuarin gati sa nuk më bie të fikët dhe më pas filloj të dridhem e tëra. Theksoj se e dua shumë të fejuarin. Por kur një mashkull në fillim prishet 4 herë në ditë, ndërsa më pas vetëm një herë me vështirësi, çfarë ka? Jam në merak. Me respekt, 21-vjeçarja Durrës.

-Nga sa shkruani ju keni një situatë intime cilësore, ku kënaqësia fizike arrin shkallën maksimale. Ndërsa partneri juaj ka fituar vetëkontrollin mbi eksitimin, i cili kur është i shpeshtë ( 4 herë, siç shkruani edhe ju) është më shumë nga frika dhe pasiguria sesa nga kënaqësia. Gjendja në të cilën ndodheni tani, të dy ju, tregon që keni një raport të konsoliduar.

Dua të di, çfarë të bëj që mos të kem turp gjatë aktit seksual? Kam shumë turp të qëndroj e zhveshur para të dashurit. Gjithashtu edhe ta shoh atë. Kemi tre muaj që kemi kryer marrëdhënie dhe unë nuk e kam prekur asnjëherë të dashurin në zonën intime. Ai më thotë se duhet t’i heq komplekset, por nuk di se si. Më thoni si të veproj.

- Jepi kohë vetes. Kompleksi që ti e ke ndërtuar ndër vite nuk mund të ikë për tre muaj. Megjithatë, në intimitet përpiqu të hysh me kuriozitetin e zbulimit të vetes nëpërmjet shijes dhe kur kjo të bëhet mënyra juaj e sjelljes në intimitet mbase do të çliroheni edhe nga kompleksi problematik.

Jam një djalë 20 vjeç. Mua më rri gjithë ditën penisi ngritur. A krijon problem për shëndetin kjo gjë?

-Jo, nuk krijon probleme për shëndetin. Megjithatë, mirë është që ju të përpiqeni në drejtim të vetëkontrollit, të mos jetë organi që t’ju udhëheqë, por të jeni ju që e udhëhiqni dhe vendosni mbi veten tuaj.

Kam kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin, por sa herë që bëj seks me të kam shumë dhimbje dhe bëhem shumë e ngushtë. Çfarë pozicioni mund të rri që mos të kem shumë dhimbje?

- Këto janë gjëra shumë personale, që njeriu i zbulon vetë, pasi janë të lidhura me zonat erogjene.

Zonja Suzi, jam Ana, 19 vjeçe. Kam problem me gjoksin, e kam të vogël dhe të qullët. Më ndihmoni, ç’të bëj se më tallin shoqet? Kam edhe një pyetje të dytë, a kuptohet një vajzë kur bën seks anal? A humbet virgjëria kështu? Me kthe përgjigje se jam në merak.

-Virgjëria fizike nuk humbet nga seksi anal. Sa për problemin që keni me gjoksin, mund të bëni ushtrime fizike, palestër, si dhe masazhe.

E dashur Suzi, ka ca kohë që nuk më vijnë ato. Jam 13 vjeçe dhe menstruacionet më kanë ardhur në moshën 12 vjeç. Sa herë që lahem hedh ujë në organin tim, por nuk e di si quhet ajo zonë dhe ndonjëherë më dhemb barku sikur do më vijnë ato por nuk më vijnë. Më ndihmoni se nuk shkoj dot të vizitohem.

-Në këtë moshë cikli menstrual nuk është i rregullt. Mund të kalojë edhe një vit pa ardhur fare. Megjithatë, edhe pse kjo situatë është normale, ju patjetër duhet të flisni me mamanë dhe t’i drejtoheni një mjeku gjinekolog për të marrë një përgjigje sa më profesionale.

Jam 19 vjeç, kam një lidhje me një vajzë shumë të bukur. E duam shumë njëri-tjetrin. Kur bëjmë seks bëjmë diçka që ndoshta nuk është normale për shëndetin tonë, ia marrim në gojë njëritjetrit. Të lutem më thuaj, a e dëmtojmë shëndetin tonë me këto gjëra që bëjmë? Të falënderojmë për mundësinë që na jep të ndajmë problemet që kemi me ty.

-Jo, shëndeti nuk dëmtohet duke kryer seks oral. Është një ndër format e intimitetit që po u realizua me pëlqimin e të dy partnerëve, nuk sjell asnjë problem.

Zonja Suzi, jam 18 vjeç. A më lejohet të përdor Viagra? Nuk mund të kryej marrëdhënie për disa herë rresht dhe të ndiej kënaqësi. Me respekt, Bobi.

-Jo, ju nuk mund të përdorni asnjë lloj stimuluesi, pasi jeni në një moshë ende të brishtë, ku strukturat dhe mekanizmat psikikë që luajnë rolin kryesor në intimitetin e njeriut nuk janë konsoliduar ende.

Përshëndetje Suzi! Sapo jam martuar dhe kur kryejmë marrëdhënie, burri ka shumë dëshirë të prishet brenda. Por unë kam frikë se mos ngelem shtatzënë se është shumë herët për mua. Kam dëgjuar se po të prishet brenda 2- 3 ditëve para se të më vijnë ato nuk ngelem shtatzënë. E vërtetë është kjo?

-Kur kryen marrëdhënie të pambrojtura, asnjëherë nuk ka garanci për shtatzëni të padëshiruara.

Zonja Suzi, jam 16 vjeçe, kam kryer marrëdhënie me partnerin 17, por pa masa mbrojtëse. Të dy e kishim për herë të parë. Ndikon kjo në shëndetin fizik, pasi unë jam dobësuar pak këto kohë? Është diçka e mirë të kryesh marrëdhënie në këtë moshë? Me respekt, El.

- Jo, kryerja e marrëdhënieve seksuale në këtë moshë nuk përbën problem, përkundrazi. Megjithatë mirë është që herë tjetër të përdorni masa mbrojtëse, pasi ato jo vetëm të mbrojnë nga shtatzënia e parakohshme, por edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.