Nurgul Yesilçay mbetet sërish në klasë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Të gjithë e dimë se me sa bujë u nda Nurgul Yesilçay nga “Fate të kryqëzuara”. Ozcan i dha me shumë besim rolin e protagonistes në “Ikinci Sans”, por duket se shikueshmëria e filmit nuk i përmbush pritshmëritë dhe reklamën e madhe që u bë paraprakisht. Me sa duket, kësaj here shansi nuk është me ta. Vetëm tri ditët e para filmi ka pasur 186 mijë e 363 shikues, ndërsa është lavdëruar nga 557 mijë e 369 kinematografë në 3 javë. Rekordi i shikueshmërisë që ka arritur Nurgul ka qenë 1 milion e 791 mijë e 396 persona. Dështimi edhe në kinema, edhe në televizion nuk është një shenjë e mirë për Yesilçay. Me sa duket kjo nuk e ka bërë Deniz të lumtur, për këtë arsye Nurgul u ka bërë një thirrje të gjithë fansave të saj në rrjetet sociale. “Mbase është e vështirë, por të ndryshosh zakonet e vjetra është diçka e mirë. Këtë fundjavë shkoni në kinema, teatër apo në ndonjë shfaqje!” Në këtë mënyrë Nurgul duket se i ka dhënë Denizit një mundësi të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.