Jonida Shehu

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Pas një dite të ngarkuar me punë, strese, lodhje e gjithashtu impenjime shtëpiake, çasti më i përshtatshëm për t'u relaksuar ulur në divan dhe për të ndezur televizorin është pasditja. Dhe për të fituar audiencën e kësaj pasditeje bëhet një "luftë" shumë e madhe midis televizioneve tona më prestigjioze. Padyshim që një ndër emisionet më cilësore e gjithashtu më të ndjekura në këto orare është edhe "Pasdite në Top Channel". Përveç reportazheve, të ftuarve, por edhe tematikave interesante që ky emision trajton, një ndër kartat e suksesit të tij këto vitet e fundit është prezantuesja. Përveçse simpatike dhe tërheqëse në pamje, Jonida Shehu, me karakterin, seriozitetin dhe karizmën e saj, ka arritur të bëjë për vete publikun. Edhe këtë vit përsëri ajo pritet të jetë një ndër figurat më të pëlqyera dhe të ndjekura në televizion. me radhë ky program ishte ndër më të ndjekurit në vendin tonë. Kjo patjetër edhe meritë e inteligjencës dhe ironisë së Saimir Kodrës (prezantues ikonë i këtij emisioni). Por pas shkëlqimit erdhi dhe rënia, e cila kulmoi me largimin e Kodrës nga "Fiksi". Sot Saimiri bashkë me kolegun e tij (ishyllin e "Portokalli"-së dhe "Apartamenti 2XL") Gentian Zenelaj drejtojnë emisionin investigativ - satirik më të suksesshëm të televizioneve tona. Dhe për 2017-n, mes disa konkurrentësh, "Stop" pritet të jetë programi më i ndjekur në zhanrin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.