Aldon Lipe

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Përveç kritikave dhe komenteve negative rreth sjelljes së tij (jo rrallë tallëse dhe arrogante ndaj telefonuesve e gjithashtu korrespondentëve të programit), u bënë mbi 15 vjet që Aldon Lipe drejton, pa më të voglin dyshim, emisionin më të ndjekur të orëve të para të mëngjesit. Pak rëndësi ka nëse dikur quhej "Good Morning Albania" në Top Channel dhe sot "Aldo Morning Show" në Tv Klan. Formati është i njëjtë. Argëtim, ironi, humor, aktualitet dhe lajme urbane bëjnë që ky emision të jetë jashtë kornizave mediatike që jemi mësuar të ndjekim rëndom sot në mediat shqiptare. Me gjithë të metat e tij, Aldo ngelet një prezantues inteligjent, ironik dhe karizmatik, që duam apo s'duam vazhdon të jetë më i suksesshmi në formatin e tij.

Ardit Gjebrea

Edhe në 2017-n, Ardit Gjebrea do të vazhdojë të jetë prezantuesi më i suksesshëm e gjithashtu një drejtues më se i kompletuar në fushën e spektakleve televizive. Sot për sot, "E diela shqiptare" është një ndër emisionet më argëtuese e gjithashtu dhe më të ndjekura në mediat tona. Për çdo familje, dita e diel është një ditë relaksi, një ditë kur të gjithë pjesëtarët e familjes pushojnë, mblidhen në shtëpi, drekojnë bashkë dhe kalojnë çaste relaksuese. Çfarë mendoni se do të përshtatej më së miri me këtë tablo familjare që ju përshkrova? Patjetër që një emision i këndshëm dhe argëtues televiziv, i cili do të shoqëronte në sinkrone dhe ëmbël një ditë pushimi në familje. Dhe këtë mund të themi me bindje se e ka arritur Arditi...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.