Agron Llakaj

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Humoristi më popullor në Shqipëri i 20 viteve të fundit. Aktor, komedian dhe gjithashtu prezantues i suksesshëm. Me pak fjalë, një showman i kompletuar i skenës tonë. Agron Llakaj është gjithashtu edhe një imitues i shkëlqyer (ndër më të mirët). Ndoshta i vetmi aktor që ka punuar dhe performuar suksesshëm me dy breza humoristësh (me aktorët legjendarë të estradës së viteve '80-'90 e gjithashtu me talentet e reja që spikatën në "Portokalli" gjatë mesit të viteve 2000). Pas largimit të tij nga Top Channel, Goni provoi të ishte pjesë në disa spektakle e gjithashtu të drejtonte emisione si "Kush do të bëhet milioner", por pa lënë asnjë gjurmë te publiku. "Al Pazar" ishte spektakli që e riktheu Agron Llakën në shkëlqimin e dikurshëm. Prej disa vitesh ky emision televiziv është ndër më të ndjekurit në ekranet tona e gjithashtu i tillë pritet të jetë edhe këtë vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.