Elvis Pupa

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Elvisi u njoh nga publiku ynë në vitin 2004, falë personazhit të tij mbresëlënës "Nini i Bules", të cilin e interpretonte çdo të diel (me një mjeshtëri të pazakontë) gjatë programit "Portokalli". Padyshim që ai bën pjesë tek ata aktorë komikë të cilët çdo rol e kthejnë në magjik, duke iu përshtatur në perfeksion situatës dhe personazhit që interpretojnë. Pas largimit të Ermal Mamaqit nga Digitalb duhej një program dhe gjithashtu një prezantues i denjë për të zëvendësuar emisionin e suksesshëm "6 ditë pa Ermalin". Patjetër që Elvisi dhe emisioni i tij "M'fal për shprehjen" do të ishin zgjedhja më e duhur. Edhe pse në puntatat e para dukej ende pak i ndrydhur, nga seria në seri, performancat e tij erdhën në rritje. Me siguri që ky vit do të jetë mjaft i suksesshëm për Pupën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.