Eni Çobani

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Tashmë "E diela shqiptare" është kthyer në një nga programet më të dashur e gjithashtu më të ndjekur nga publiku ynë. Ky super emision përmbledh disa formate, që e bëjnë "Të dielën shqiptare" një program familjar dhe të përshtatshëm për çdo moshë. Një nga rubrikat më të suksesshme të ditës së fundit të javës në Tv Klan është padyshim dhe "Shihemi në gjyq". Një format risi për sa u përket mediave tona. Një format që na ka bërë të prekemi, reflektojmë, të nervozohemi dhe jo rrallë të qeshim dhe argëtohemi. Por simboli dhe imazhi i vërtetë i kësaj rubrike është ajo, Eni Çobani, ose siç e njohim të gjithë zonja Eni. E duruar, e saktë, e drejtë, e sjellshme dhe gjithmonë e palëkundur në ato që thotë. Padyshim që edhe këtë vit ajo do të jete një ndër pikat e forta të "Së dielës shqiptare".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.