Mahide mëson se Ajshe punon me Hazallin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

adresën ku po e transferojnë me shpresën që Saras do ta gjejë. Saras gjen letrën dhe niset për ta gjetur atë. Deni gjendet para një dileme të madhe. Ghuman i thotë Sarasit se ka 6 orë për të shpëtuar vëllain e tij. Ghuman planifikon të vrasë Sarasin dhe Kabirin. Deni vendos të niset menjëherë për Dubai. Kusum i thotë se nuk mund të largohet, por duhet të provojë pafajsinë e tij. Kabir mbahet nën kërcënimin e një bombe dhe Saras përpiqet ta ndihmojë. Kusum kërkon që Kalika të bëjë disa teste mjekësore për të vërtetuar çfarë ka ndodhur. Kalika detyrohet të tregojë të vër tetën. Kalika tregon se plani ishte i Ghumanit. Njerëzit e Ghumanit marrin peng edhe Kumudin e Sarasin, dhe i lidhin me nga një bombë. Ghuman i thotë Sarasit se mund të zgjedhë të shpëtojë njërin nga të dy; Kabirin ose Kumudin. Kabir dhe Kumud këmbëngulin që Saras të shpëtojë tjetrin. Jash përzë Kalikën nga shtëpia. Saras shpëton Kabirin. Kabir acarohet me të, pasi bomba në karrigen e Kumudit aktivizohet. Kabir ndihmon Sarasin të ç’aktivizojnë bombën te Kumudi. Të gjithë shpëtojnë. Kabir e quan vëlla dhe i kërkon falje. Mahide shkon në zyrën e Ajshes për ta takuar. Ajo rastësisht gjen diskun e regjistrimit të Hazallit. Harun nuk pranon të kthejë në shtëpi Dilarën me fëmijën e tij. Hazall i kërkon Ozgurit të bëjnë lidhjen e tyre publike në facebook. Xhansu shikon postimin e Hazallit. Xhihan përpiqet të zgjerojë biznesin e tij në Gjermani. Harun përgatit një avion privat dhe i ofron Dilarës mundësinë për të ikur në çdo vend të botës. Dilara nxehet me Harunin. Ajo lë Harunin në baltë dhe nuk pranon të largohet. Emre ndjek Hazallin dhe merakoset kur ajo vonohet në studion e Ozgurit. Harun i kërkon falje Dilarës. Mahide darkon me Ajshen dhe Leilën. Emirhan fotografon Dilarën me Harunin. Roja e Xhihanit shikon fotot që ka bërë Emirhani. Mahide pyet Ajshen për Hazallin duke bërë lidhjen me Xhihanin. Ajo flet negativisht për familjen Gurpënar. Djali me të cilin është në kafe Xhansu e pëlqen atë. Denis bëhet xheloz. Burhan këshillon Denisin të mos heqë dorë nga dashuria. Denis mendon se Xhansu është e lidhur me Boranin. Xhansu i shprehet mikes së saj se ka hequr dorë nga Denisi. Keriman fton Enginin për darkë në shtëpinë e tyre dhe Haxherin. Ozkan e kupton se Keriman planifikon të lidhë Haxherin me Enginin dhe nxehet. Denis i tregon Burhanit se arsyeja e ndarjes së tij me Xhansun është Rahmiu. Burhan nuk e njeh Rahmiun. Ai mëson se Denis fajëson Rahmiun për vdekjen e të ëmës dhe nuk e di se është ai person i fundit që ka acaruar Bejazgylin. Harun kalon natën duke pirë. Ajshe e kupton se Mahide nuk ka për ta miratuar lidhjen e saj me Xhihanin. Mahide i tregon Çalltajit se Hazall është paciente e Ajshes dhe i kërkon të mësojë pse. Xhihan bëhet me një ortak gjerman. Mahide është e bindur se Ajshe nuk do të fliste kurrë me Xhihanin po të dinte çështjen me Harunin Xhihan dhe Jëlldërëm vendosin të festojnë ortakërinë e re. Një i mik i Ajshes, Torul, shkon në shtëpinë e saj. Xhihan është i shqetësuar për Dilarën. Ai vendos të kërkojë divorcin. Torun i dhuron Ajshes bizhuteri të shtrenjta. Torun ka vendosur të rikthehet në Turqi vetëm për t’u ribashkuar me Ajshen. Xhihanin e merr malli për Ajshen. Ai vendos t’i shkojë në shtëpi. Torun bën dush në shtëpinë e Ajshes. Xhihan shokohet kur e shikon me rrobdisham. Ai i mban qëndrim Ajshes dhe largohet menjëherë nga shtëpia e saj. Torun i rrëfen Ajshes dashurinë që ka për të. Ajshe e përze nga shtëpia e saj. Nëna bind Sivinçin të kërkojë të dashur. Ozan dërgon gjithë miqtë në dyqanin e Enginit. Xhihan mbetet pa përkthyes gjermanishteje dhe detyrohet t’i kërkojë ndihmë Ozkanit. Ozkan shkon në vilë dhe njihet me Sivinçin. Sivinç mendon se Ozkan është i pasur. Burhan shkon të peshkojë për t’u njohur me Rahmiun. Ai mundohet të rikthejë Rahmiun në bixhoz. Leila është e dëshpëruar pasi Xhihan nuk i përgjigjet në telefon. Xhihan i jep para Ozkanit. Ozkan i shpenzon duke i blerë dhurata të birit. Sivinç i kërkon para Hazallit. Hazall refuzon t’i jap. Sivinç e shantazhon se nuk ka për ta ndihmuar më. Emrihan i bën dhuratë Hazallit. Hazall nuk e pëlqen dhuratën dhe e hedh. Emrihan shikon Hazallin me të dashurin e saj dhe i bën skenë xhelozie. Rahmi i rikthehet bixhozit me Burhanin. Xhihan dhe Ajshe pajtohen. Selma fillon punë me Mahiden. Dilara vendos t’i tregojë Ozanit për rikthimin e saj me Harunin, por ajo nuk i përgjigjet në telefon. Xhihan kalon kohë me Derinin. Mahide nxehet me Dilarën që nuk është pranë Harunit. Një mike e Dilarës fotografon Dilarën, Xhihanin me fëmijën. Keriman mëson se Denis është bërë pronar i një lokali me emër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.