Zija vdes

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Defnen e marrin në pyetje. Ajo punëson një avokat të suksesshëm. Operacioni i Zijas shkon me sukses. Elif është e dëshpëruar për vdekjen e Nazllës. Defne përfundon në qeli dhe avokati i jep pak shpresa. Avokati i Defnes i kërkon ndihmë Maksutit. Elif ngre padi kundër Defnes për aksidentin me makinë që ajo ka pësuar. Soner mëson situatën e Elifit dhe kërkon të përfitojë të takohet me Toprakun. Elif takon Defnen në qeli. Zija kërkon të takojë Sadeten. Sadete i shkon në dhomë. Zija përmendet në praninë e saj. Kahraman nxehet për faktin që Soner ka mësuar situatën me Defnen. Maksut vendos të mos bashkëpunoj me Defnen. Elif përkujdeset për Egen. Kimete është e vendosur të luftoj për Zijan. Kahraman i tregon familjes veprimet e Defnes. Ai përballet me Jakupin dhe Xhandanin për falimentimin e kompanisë si dhe Kimeten për mashtrimet e saj. Maksut qorton Sadeten që nuk i ka treguar më herët të vërtetën. Kahraman mëson se Jakup dhe Maksut janë vëllezër. Ai mohon familjen e tij. Maksuti është i tillë pasi e ka rritur babai i tij kriminel. Melek mbështet Sadeten. Maksut ndalon Sadeten të takohet me Jakupin. Zija rikthehet në shtëpi. Ai mban qëndrim edhe ndaj Sa- detes edhe ndaj Kimetes. Elif dhe Kahraman janë të shqetësuar për Egen. Kimete i kërkon falje Elifit që nuk e ka ndihmuar të largohet ga Maksuti. Maksuti dëshmon kundër Defnes. Elif vendos të mos i tregojë Sulltanës të vërtetën. Zija i kërkon Jakupit dhe Kahramanit t’i sjellin atij Sadeten, por pa e marrë vesh askush tjetër nga familja. Merjem nuk e fal Kimeten për veprimet e saj. Kahraman mbështet Zijan për vendimin që ai ka marrë në lidhje me Kimeten dhe Sadeten. Sadete shkon menjëherë kur mëson se Zija e ka kërkuar. Elif është e vendosur të kujdeset për Egen si për vajzën e saj. Defne shkon në gjyq. Soner merr çdo informacion për Elifin. Zija takohet me avokatin. Kahramanit nuk i pëlqen Soner. Soner i kërkon Elifit të rikthehet në punë. Zija përball Sadeten me Kimeten para gjithë familjes. Zija i kërkon falje Sadetes dhe Jakupit që i ka ndarë nga njëri tjetri. Ai detyron Kimeten t’u kërkojë falje të gjithëve. Kahraman mëson se do të shkojë në shtëpi për të marrë skicat e Elifit. Ai u shkon pas. Zija ka ndarë pasurinë në 4 pjesë, 3 për fëmijët dhe 1 pjesë Sadetes. Kimete ofendohet. Zija përze Kimeten nga shtëpia e tij. Defne shpallet fajtore për krimet e akuzuara. Sadete i trego Zijas për Melekun por jo për Maksutin. Elif dhe Soner punojnë sëbashku në shtëpinë e saj. Soner largohet vetëm me Toprakun për të blerë një lodër ne dyqan. Kahraman kërkon Sonerin në telefon. Soner rrëmben Toprakun. Kimete hyn fshehurazi në vilë dhe tregon Zijas se Maksuti është djali i Sadetes. Zija pëson një tjetër krizë. Kahraman denoncon zhdukjen e Toprakut. Zija vdes. Soner kthen Toprakun. Zijan e varrosin. Kahraman fal Jakupin. Xhandan sillet keq me Melekun. Selim vendos të vazhdojë lidhjen me Melekun. Elif dhe Kahraman rikthehen në vilë. Kahraman i kërkon falje Sadetes për sjelljen e tij të mëparshme. Sadete kërkon të sqarohet me Elifin dhe Kahramanin. Defne zihet me të burgosurat e tjera. Maksut nuk e lejon Jakupin të vijë në shtëpinë e tij. Sadete humbet ndjenjat. Maksut tërhiqet dhe vendos të pranojë të vërtetën. Elif këshillon Kahramann të gjejë Kimeten dhe ta falë atë. Kimete takon doktorin. Elifit i merret mendja. Kaharaman i kërkon Elifit të punoj për ta dhe jo Sonerin. Soner është i bindur se Elif dhe Toprak janë familja që ai ka humbur. Maksut dhe Shykran bëhen ortak për të kthyer Jakupin kundër Kahramanit. Soner ndihmon Defnen të dalë nga burgu. Kimete është mirë nga ana shëndetësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.