Saras i shpëton jetën Kabirit dhe Kumudit

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Menka i tregon Sarasit dhe Kumudit, se Guman ishte një balerinë e famshme dhe u fiksua me Lakshmindan pasi ky i fundit nuk ia hidhte sytë asnjëherë. Ghuman ishte xheloze për Sarasvatin dhe u betua t’i merrte të shoqin dhe lumturinë. Ajo i rrëmbeu fëmijën e porsalindur dhe nga ky moment filluan konfliktet midis Sarasvatit dhe Lakshmindanit. Ajo tregon se Kabir është kthyer për t’u hakmarrë për vdekjen e mamasë së tij. Saras është i shqetësuar pasi ka frikë se Kabir do të vrasë Gumanin. Ghuman tregon se e dinte që në fillim që Kabiri është djali i Sarasvatit dhe se Menka kishte planifikuar vdekjen e saj. Ghuman siguron Sarasin se Kabir do të vdesë shumë shpejt dhe e sfidon që ta shpëtojë atë. Gynial dhe Vidiaçaur shokohen kur mësojnë të vërtetën se Kabir është vëllai i Sarasit. Ata kanë frikë t’i tregojnë të vërtetën Denit. Saras është i lumtur që vëllai i tij është gjallë dhe betohet se do ta shpëtojë. Kabir arrin në Londër dhe beson që gjithçka po shkon sipas planit të tij dhe se fundi i Gumanit është afër. Kabirin e rrëmbejnë në Londër. Saras dhe Kumud arrijnë në Londër. Guman ndjek gjithë hapat e tyre dhe e shikon gjithçka si një lojë gjueti thesari. Guman kërkon ndihmën e Kalikës për të ndarë përfundimisht Kusumin nga Deni. Saras dhe Kumud vihen menjëherë në kërkim të Kabirit. Ai përpiqet të lërë shenja që ata ta gjejnë, pasi mëson se kanë ardhur për të shpëtuar. Ghuman mban peng edhe Menkën dhe i bën të ditur se është në dijeni të gjithçkaje që ajo ka bërë. Disa femra flirtojnë me Sarasin në Londër dhe Kumud bëhet shumë xheloze. Ata humbasin njëri tjetrin në rrugët e Londrës. Kalika i ngre një kurth Denit dhe e akuzon se ka abuzuar me të, Deni shokohet dhe ndihet fajtor, por nuk mban mend asgjë. Kalika kthehet në shtëpi e shkatërruar dhe u tregon të gjithëve çfarë i ka bërë Deni. Deni betohet se nuk mban mend asgjë. Kusum, Dugba, Gunial dhe Vidia kanë besim te Deni. Saras dhe Kumud gjejnë njëri tjetrin. Kalika thotë se do ta denoncojë në polici. Dugba i sugjeron të mos e bëjë pasi në këtë mënyrë cënon edhe respektin e familjes së tyre. Kalika thotë se është dakord vetëm nëse Deni largohet përgjithnjë nga ata. Përndryshe ajo kërcënon se do të vrasë veten. Kabir shkruan në një letër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.