Kastro Zizo

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Tashmë prej kohësh, Klevis Bega ose siç e njohim të gjithë me emrin e tij të artit Kastro Zizo është kthyer në një fenomen mediatik. Kjo për shkak të karakterit te tij shpërthyes dhe spontan, deklaratave të nxehta që ai lëshon në emisione të ndryshme, skandaleve, polemikave, debateve, sherreve në tv, jetës së tij private etj. Por kush e mban mend Kastron si këngëtar? Për të na e kujtuar, këtë jave që lamë pas, Klevisi publikoi këngën e tij më të re, te titulluar “My Ex”, në bashkëpunim me miken e vjetër Elinara Shehu. Por të themi të drejten kënga linte pak për të dëshiruar. Një orkestrim dhe interpretim i vakët dhe pa emocion, e gjithashtu një tekst i cekët dhe i rëndomtë, e bëjnë këtë këngë të jetë Out!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.