Sukran Oval

NUK ËSHTË E THJESHTË TË JESH PJESË E KASTIT

Gazeta Paloma - - Front Page -

NUK ËSHTË E THJESHTË TË JESH PJESË E KASTIT “FATE TË KRYQËZUARA”

Sukran Oval është një personazhi i ri i serialit “Fate të kryqëzuara”, por ajo është etiketuar edhe si zëvendësuesja e Gylserenit në rolin e Ajshes. Aktorja 30 vjeçare na tregon pak rreth vetes së saj dhe aktrimit. Çfarë të bën ty të thuash “Sa mirë që jam femër”?

Ka shumë gjëra që më bëjnë të ndihem mirë për faktin që jam femër. Nga ana tjetër të jesh femër është e vështirë në botën ku jetojmë, në shtetin ku jetoj. Por po të mos ishin femrat nuk do të kishte letërsi dhe shumë më pak vepra do të ishin shkruar. Nënat janë diçka shumë e shtrenjtë në jetën tonë. Për çdo njeri dora e një femre në jetën e tyre është një nevojë. Femrat janë shumë produktive dhe punëtore. Nëna ime është idhulli im. Çfarë karakteristikash zotëron tani që je shndërrur në një grua të vërtetë?

Kam mësuar në kolegj para moshës 18 vjeçare duke ardhur në Stamboll dhe kundërshtuar prindërit që donin të më mbanin në Izmir. Më ndryshojnë shpesh dëshirat, por jam e bindur për gjërat që nuk i dua në jetën time. Nuk e dija se doja të isha një aktore, kështu që vendosa që ishte më mirë të mësoja,

të shikoja, të ndryshoja mendje vazhdimisht në mënyrë që kur të vendosja të isha e bindur për atë që doja. Më është bërë ëndrra realitet dhe shpresoj që realiteti të më bëhet më i bukur se ëndërra që kisha. Si ka kaluar fëmijëria juaj?

Si të gjithë fëmijët e tjerë. Rrëzohesha nga pema, merrja gatimet në shtëpi dhe i haja duke vrapuar në rrugë, haja bukë të lyer me salcë domatesh. Rrëzohesha nga biçikleta dhe nuk kisha as problem se bëja rrobat pis dhe as frikë për ta provuar përsëri. Në cilat gjëra i besoni vetes verbërisht dhe ku dëshiron të përmirësohesh?

Kam besim tek aktrimi im dhe nuk kam frikë të gaboj. Mendoj se duke gabuar përmirësohemi. Nëse s’do të kisha besim tek aktrimi im, si do mund të bëhesha dikush tjetër? Si po ndiheni duke qenë pjesë e serialit “Fate të kryqëzuara”?

E njihja kastin pa qenë pjesë e filmit. Kam punuar edhe më parë me regjizorin Altan Donmes dhe kjo më bëri të ndihesha më e qetë. Po e shijoj punën. Jeni shfaqur edhe më parë në ekran në krah të Erkan Petekkaya?

Po, filmi titullohej “Yeni Dunya”. Është një film i thellë që flet për humbjen e familjes. Unë kam luajtur rolin e një nëne të re, fëmija e së cilës vuan nga sindroma Down. Si ndihesh kur përfshihesh në një serial në mes të zhvillimeve të tij?

Nuk është e thjeshtë të bëhesh pjesë e një kasti që njihet me njëri tjetrin prej kohësh. Por jam e lumtur që do t’i jap frymë një personazhi të ri. A ndihesh e trishtuar me jetën tënde?

Mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Sa kohë ka jetë, ka edhe shpresë se gjërat do bëhen më mirë. A ëndërroni shumë? Nuk shikoj ëndrra, por i thur ato. Cilat janë ëndrrat e tua për aktrimin?

Të jem e sinqertë në jetën time më pëlqen që t’i bëj gjërat menjëherë, nëse kam një problem dua t’i jap zgjidhje në atë moment. Falë Zotit përsa i pëket aktrimit kam patur gjithmonë durim, këtë ma ka mësuar Guven Kiraç. Aktrimi është si një libër që nuk mbaron kurrë së studiuari. Nuk më pëlqen të aktroj role të ngjashme me njëri tjetrin dhe nuk dua të humbas modestinë time. Kam

patur sukses, por kjo ka qenë gjithmonë motoja ime.

Në në tjetër intervistë ju jeni shprehur se suksesi juaj lidhet me faktin se jeni një njeri i mirë. Çfarë nënkupton kjo?

Në fakt kam thënë “Njeri i mirë. Aktor i mirë.” Sot është e vështirë të jesh një njeri i mirë. Të gjithë njerëzit përjetojnë vuajtje, por të përjetosh vuajtjen e dikujt tjetër sikur ajo të jetë vuajtja jote do të thotë të jesh njeri i mirë. Për mua është gjithmonë e rëndësishme të kesh qëllme të mira. Mund të dukem si një romantike e dëshpëruar, por unë mendoj se pavarësisht çdo gjëje duhet të ruajmë buzëqeshjen, të jemi pozitiv në çdo lloj situate. Është e thjeshtë të jesh egoist. Është zgjedhja e një aktori nëse do të bëj thjeshtë punën, apo do të përcjell emocione të vërteta. Çfarë është dashuria?

Mënyra se si dikush e përjeton dashurinë varet nga shumë gjëra si nga mënyra si jeton jetën, koha që ke, këndvështrimet e tua për jetën, eksperiencat e mëparshme. Perceptimi ndryshon për çdo njeri. Dashuria është një lidhje e fortë, por që duhet mbajtur në ekulibër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.